E diel, 23 Shkurt, 2025

Taulant Kelmendi emërohet zv.ministër i Arsimit

- Advertisement1-

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka emëruar sot Taulant Kelmendi, zëvendësministër të Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.

Kështu ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit përmes një njoftimi për media

- Advertisement -

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar sot z. Taulant Kelmendi, zëvendësministër të Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit. Kryeministri Kurti e uroi z. Kelmendi për detyrën dhe i dëshiroi suksese në përmbushjen e përgjegjësive të reja”, thuhet në njoftim.

Ndërsa ministrja Arbërue Nagavci ka thënë se ka kënaqësinë ta pret në kabinetin e saj Kelmendin, ndërsa ka shkruar dhe për biografinë e tij.

Postimi i Nagavcit:

Kam kënaqësinë të mirëpres në ekipin tim z. Taulant Kelmendi, i cili është emëruar sot Zëvendësministër i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit nga Kryeministri i Kosovës, z. Albin Kurti.

Z. Taulant Kelmendi është specialist i shkencave kompjuterike dhe teknologjisë së informacionit, gjë që e bën atë bashkëpunëtor të rëndësisë kyçe në MASHTI në kuadër të punës sonë për dixhitalizimin e arsimit në Kosovë.

- Advertisement -rrrrrrr

Z. Kelmendi gjithashtu ka përvojë të gjatë profesionale në projekte dhe trajnime vendore dhe ndërkombëtare të nivelit të lartë. Mes të tjerash, ai ka qenë inxhinier mbikëqyrës për përpunimin e të dhënave në Agjencinë e Shërbimit të Navigacionit Ajror të Kosovës, dhe është anëtar i Bordit Drejtues në Qendrën e Inovacionit “Nova”.

Po ashtu, ka përvojë në fushën e mësimdhënies si në arsimin parauniversitar, ashtu edhe në arsimin e lartë.

Përgatitja dhe përvoja e z. Kelmendi do të sjellë energji të re në MASHTI për realizimin e programit qeverisës drejt përmbushjes së objektivave madhore të Qeverisë së Kosovës, me fokus të veçantë tek pjesa e dixhitalizimit, që është fusha e ekspertizës së tij profesionale si dhe tema e studimeve të tij të doktoratës.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

INTERVISTË| Mësuesja Vlora Ramaja: Në vitin 2008 kapa ditarin për herë të parë – një moment tejet emocionues

Mësuesja Vlora Ramaja kapin ditarin për herë të parë para 17 viteve. Për të...

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...

Dy nxënës nga Gjilani pjesë në garat më të mëdha të matematikës në botë

Dy nxënës gjilanas do të jenë përfaqësues të Republikës së Kosovës në garat ndërkombëtare...

Arsimtari Enver Sejdiu – një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik

Arsimtari Enver Sejdiu është një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik, i...