Talentja e Kosovës në skenën botërore, Anila Aliu fiton çmimin kryesor në Tajlandë

- Advertisement5 -

Anila Aliu, pianistja shqiptare nga Kosova, triumfon në konkurse ndërkombëtare

- paragrafi 1 -

Bëhet fjalë për pianisten 23-vjeçare nga Kosova, Anila Aliu, e cila po shkëlqen në skenën ndërkombëtare të muzikës klasike, duke fituar disa nga çmimet më prestigjioze në konkurse globale.

- Advertisement -

Së fundmi, ajo u shpall fituese e çmimit kryesor në një konkurs të nivelit të lartë në Tajlandë, ku konkurruan pianistë nga e gjithë bota. Ky sukses është rezultati i punës shumëvjeçare dhe kalimit të disa raundeve të vështira që nga viti 2020.

“Konkurenca ishte jashtëzakonisht e fortë, me pjesëmarrës nga të gjitha moshat dhe vende të ndryshme, por falë përkushtimit arrita të triumfoj,” tregoi Anila.

Pianistja ka ndarë gjithashtu lajmin për çmimin e fituar më parë në Beograd, duke theksuar se në muzikën klasike nuk ka rëndësi prejardhja, por vetëm talenti dhe ajo që ofron në skenë, transmeton tutje albinfo.ch.

- Advertisement -

“Suksesi im më bën të ndihem e vlerësuar si artiste, sepse në këtë botë nuk ka rëndësi se nga vjen, por çfarë dhuron me performancën tënde,” tha Aliu, duke reflektuar për përpjekjet dhe pasionin që e kanë çuar deri në skenat ndërkombëtare.

Anila Aliu vazhdon të jetë një shembull frymëzimi për artistët e rinj shqiptarë, duke treguar se talenti dhe përkushtimi mund të tejkalojnë çdo kufi dhe të vendosin emrin e Kosovës në hartën e muzikës klasike botërore./ Marrë nga Albinfo.ch