E martë, 25 Shkurt, 2025

Talentet në fushën e Intelegjencës Artificiale (IA), 20-vjeçaret Blinera Tola dhe Alba Cikaqi, i merr SHBA për trajnim

- Advertisement1-

Që rreth një muaj, 20-vjeçaret Blinera Tola dhe Alba Cikaqi janë duke jetuar në Virxhinia të Shteteve të Bashkuara dhe jeta e tyre është fokusuar tek inteligjenca artificiale (IA).

Nga Prishtina, ato bënë rrugën drejt Arlingtonit në Virxhinia pasi u pranuan në një program të Projektit të Studimeve Speciale Konkurruese (SCSP) për IA dhe Siguri Kombëtare.

- Advertisement -

Nga përdorimi i teknologjive të përditshme si softueri i IA-së, ChatGPT, ato kaluan në një ambient ku ekspertë ndërkombëtarë diskutojnë për mënyrat se si IA-ja mund të integrohet në ushtri e misione për siguri kombëtare të një shteti.

“Kam mësuar se dilema me IA-në është jo nëse duhet ta përdorim apo jo, por kur duhet ta përdorim. E kam parë që është e paevitueshme, është gjithkund. E kemi parë përdorimin e saj nga ushtritë në edukim, bujqësi, transport e shumëçka tjetër”, thotë prishtinasja Tola për Radion Evropa e Lirë.

Bashkëmoshatarja e saj nga Prizreni, Cikaqi, thotë se ditët e para në SHBA i kanë dhënë asaj shumë mësime për mënyrat se si një shtet mund t’i përdorë teknologjitë e reja në të mirën e vet.

“Ambicia ime më e madhe është të kontribuoj në të mirën e vendit tim. Kështu që do të kthehem dhe jam e përkushtuar ta përdor edukimin dhe përvojën time për të sjellë ide të reja në Kosovë”, thotë Cikaqi.

Tola dhe Cikaqi po qëndrojnë në SHBA si pjesë e një bashkëpunimi të Institutit Rochester të Teknologjisë (RIT) në Kosovë (A.U.K) dhe SCSP-së për të ndihmuar studentët në Kosovë “të vetëdijesohen për epokën transformuese në ardhje të IA-së”. /kohajone.com

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Lajm shumë i mirë për shkollën “Dardania” në Prishtinë: Pajiset me 2200 dollapë për nxënësit

Shkolla "Dardania" në Prishtinë ka njoftuar se kanë pranuar 2 mijë e 200 dollapë...

Lajm i mirë: 5600 dollapë për nxënësit e 9 shkollave fillore në Prishtinë

Punë e mirë po vazhdon të bëhet në shkollat e Prishtinës. Sot drejtoresha e...

Në shkollën “Ndre Mjeda” në Rakosh po vazhdon vlerësimi i performancës së mësimdhënësve

Në shkollën "Ndre Mjeda" në Rakosh të Istogut po vazhdon puna e ekipit për...

Luljeta Murati, zgjedhet mësuesja më e dalluar në shkollën “Ismail Qemali” në Prishtinë

Luljeta Murati, mësimdhënëse e Fizikës e cila punon qe 25 vite duke kontribuar në...