Takohen dy ministret Nagavci e Kushi: Diskutojnë për tekstet “Gjuha Shqipe dhe Kultura Shqiptare” niveli II dhe III

- Advertisement -

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka njoftuar se ka takuar homologen e saj nga Shqipëria, Evis Kushi.

- paragrafi 1 -

Nagavci ka njoftuar se me Kushin kanë diskutuar ndër të tjera për tekstet “Gjuha Shqipe dhe Kultura Shqiptare” niveli II dhe III për fëmijët në diasporë.

- Advertisement -

Njoftimi:

Kisha kënaqësinë të takoj sot ministren e Arsimit në Shqipëri, Evis Kushi me ç’rast biseduam për punën e deritanishme dhe projektet tona të përbashkëta.

Po ashtu diskutuam edhe për tekstet “Gjuha Shqipe dhe Kultura Shqiptare” niveli II dhe III për fëmijët në diasporë.

- Advertisement -

Falenderoj ministren Kushi për mbështetjen që na ofroi në lidhje me përvojën e Shqipërisë në zhvillimin e provimeve të licencimit për profesionin e mësuesit dhe profesionet e tjera të rregulluara.