E premte, 17 Janar, 2025

Takimi i parë pas nisjes së grevës: Nagavci e Jashari nuk lëkunden nga pozicionet e tyre

- Advertisement1-

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci pas një kohe të gjatë sot takoi ‘sy më sy’ kreun e SBASHK-ut, Rrahman Jasharajn, me të cilin kanë diskutuar për çështjen e grevës.

Por ky takim siç njoftim MASHTI nuk dha një zgjidhje për të dalë nga greva.

- Advertisement -

Të dyja palët në këtë takim nuk kanë lëvizuar nga qëndrimet e tyre.

Ministrja Nagavcit kërkoi nga e hëna të fillojë mësimi, derisa Jasharaj ka thënë se greva do të vazhdojë derisa të ketë marrëveshje për kërkesën për shtesë 100 euro, shkruan Albanian Kids Education.

Nagavci tha se ndonëse greva është shpallur nga BSPK për 84 mijë zyrtarë publikë, pjesa më e madhe e punëtorëve janë në vendet e tyre të punës, kurse ata që po pësojnë nga greva e shpallur janë rreth 320 mijë nxënës që kanë mbetur jashtë bankave shkollore.

Por Jasharaj ka thënë se shtesa prej 50 eurosh e ndarë nga Qeveria nuk është e mjaftueshme dhe duhet të gjendet një zgjidhje për realizimin e kërkesës së tyre për 100 euro.

Ministrja Nagavci citon MASHTI është për dialog dhe që Sindikata duhet të reflektojë në arritjen e një marrëveshje duke mos përdorur masa ekstreme.

Ndërkaq, ajo shtoi se diskutimet me SBAShK-un do të vazhdojnë sikur deri më tani. /Albanian Kids Education/

- Advertisement -rrrrrrr

 

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Mësuesi hero i Ersekës: Çdo ditë udhëton në këmbë 20 kilometra për të mësuar 1 nxënës

Prej më shumë se 3 dekadash, Kastriot Aliko, mësues nga Erseka ka treguar përkushtim...

Shembull i mirë: Prindërit donacion shkollës “Dardania” në Prishtinë një tepih dhe dollap për klasë

Prindërit vazhdojnë të kontribuojnë për kushte më të mira në shkolla. Së fundmi prindërit...

E tmerrshme: 18-vjeçari brenda gjimnazit, vret me thikë dy nxënës dhe plagos një mesuese

Një nxënës vrau dy persona dhe plagosi një tjetër në një sulm me thikë...

Kosova në fund të PISA-s: Çfarë duhet ndryshuar për të rritur cilësinë në arsim?

Mungesat e trajnimeve për mësimdhënësit po cilësohet një prej arsyeve pse Kosova po del...