Takim pune për mësimin tërëditor në Prishtinë: Fokus në sfidat dhe fazat e ardhshme

- Advertisement5 -

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, së bashku me Drejtorinë e Arsimit, Samir Shahini, sot kanë diskutuar për zbatimin e mësimit tërëditor në dy fazat e para, sfidat e hasura dhe hapat e ardhshëm të kësaj reforme, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Kreu i kryeqytetit ka shkruar se në fokus mbeten ndërtimi i shkollave të reja, riorganizimi i rrjetit shkollor, rritja e cilësisë.

- Advertisement - M1

Postimi i Ramës:

Mësimi tërëditor mbetet një nga reformat më të rëndësishme në arsimin e Kryeqytetit.

Së bashku me Drejtorinë e Arsimit, diskutuam për zbatimin e mësimit tërëditor në dy fazat e para, sfidat e hasura dhe hapat e ardhshëm të kësaj reforme.

- Advertisement - m2

Në fokus mbeten ndërtimi i shkollave të reja, riorganizimi i rrjetit shkollor, rritja e cilësisë në organizim dhe forcimi i bashkëpunimit me shkollat dhe partnerët jashtë saj.

Kryeqyteti mbetet i përkushtuar në ndërtimin e një sistemi arsimor cilësor dhe të qëndrueshëm.