Tajar Hyseni zgjedhet drejtor i shkollës “Dëshmorët e 5 Prillit” në Smirë

- Advertisement -

Tajar Hyseni është zgjedhur drejtor i shkollës “Dëshmorët e 5 Prillit” në fshatin Smirë të Vitisë, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Njoftimi i plotë:

- Advertisement -

TAJAR HYSENI DREJTOR I RI I SHKOLLËS SË SMIRËS

Viti i ri shkollor në SHFMU “Dëshmorët e 5 Prillit”, në Smirë, ka nisur poashtu me drejtor te ri.

Në këtë pozitë është zgjedhur deri tani mësimdhënësi i Kimisë dhe Fizikës, Tajar Hyseni.

- Advertisement -

Ai ka punuar më herët në Shkollën Profesionale në Viti dhe në shkollën e Lubishtës.

Tajar Hyseni deri në fillim të gushtit kishte qenë ushtrues detyre i drejtorit, pas pensionimit të ish-drejtorit Xhavit Sahiti.