Intervistoi: Arta Gashi
Ka talent të jashtëzakonshëm për piktore dhe këtë e tregojnë edhe vizatimet që ka bërë dhe i ka dërguar në median “Kids of Kosova”. Tani është 15-vjeçare dhe synon të bëhet një dizajnere e suksesshme. Fjala është për Taibe Bytyqin e cila ka përfunduar shkollën fillore “Mihajl Grameno” në Fushë Kosovë.
Ajo në një bisedë për “Kids of Kosova” (www.kidsofkosova.net) ka folur për talentin që posedon si piktore dhe mundësinë e hapjes së një ekspozite.
Kids of Kosova: Së pari një prezantim, nga jeni, sa vjeçare, ku vijoni mësimet?
Taibe Bytyqi: Unë quhem Taibe Bytyqi, jam 15 vjeçare nga Fushë Kosova. Kam përfunduar klasen 9-të në shkollën “Mihajl Grameno” në Fushë Kosovë.
Kids of Kosova: Cili është talenti juaj, çfarë synoni të bëheni?
Taibe Bytyqi: Talenti im është të pikturoj me dizajne dhe jam pasionante në këtë drejtim, si e vogël kam pikturuar. E Ardhmja ime është e ndërlidhur me talentin që posedoj, dua të bëhem një dizajnere e suksesshme dhe në mësime të jem me sukses të shkëlqyeshëm.
Kids of Kosova: A keni hapur ndonjë ekspozitë për të pasqyruar talentin tuaj si piktore?
Taibe Bytyqi: Ekspozitë deri më tash nuk kam hapur, po besoj në të ardhmen do ta kem në plan hapjen e një ekspozite që të tregoj talentin tim.
Kids of Kosova: Cili është mesazhi juaj për bashkëmoshtaret tuaja?
Taibe Bytyqi: Mesazhi im për bashkëmoshatarët e mi është që çdo qjë në jetë mund të arrihet me vetbesim dhe vullnet që çdo synim apo talent që kanë ta shpalosin, sepses e ardhmja lidhet me talentin e secilit që e ka.
Falënderim i veçant shkon për portalin “Kids of Kosova” që po na mundësoni të shpalosim talentin tone. (Kids of Kosova).
Vizatime të Taibes: