E enjte, 9 Janar, 2025

Tahir Arifi, mësimdhënës i ri i Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti”

- Advertisement1-

Tahir Arifi që nga kjo e martë i është bashkëngjitur stafit mësimor në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti” në Gjilan. Ai është mësimdhënës i ri i Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në këtë shkollë, duke zëvendësuar profesorin e deridjeshëm Ekrem Kryeziu, i cili tashmë është pensionuar.

Bekim Mustafa, drejtor në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti” e ka mirëpritur profesor Tahir Arifin, duke i dëshiruar shëndet dhe punë të mbarë. Ai ka thënë se me ardhjen e profesorit Tahir, shkolla e jonë ka përfituar shumë, ngase ai është tashmë është një profesor i dëshmuar për punën e tij.

- Advertisement -

Edhe profesori i pensionuar, Ekrem Kryeziu, ka uruar nga zemra profesorin Tahir Arifi, duke i dëshiruar shëndet dhe shumë sukses.

“Ardhja e profesorit Tahir ka qenë dëshira ime e kamotshme, këtë ua kam thënë edhe nxënësve, andaj, të uroj punë të mbarë, miku im i respektuar!”, ka shkruar ish-profesori Ekrem Kryeziu.

Profesori Tahir Arifi është shprehur se është mirënjohës për mbështetjen që ka marrë nga të gjithë, duke theksuar se që sot u ka kërkuar nxënësve që të mos më shohin si dikë që ka ardhur në vend të profesorit Ekrem, sepse disa njerëz nuk mund të zëvendësohen kurrë!

I dëshirojmë punë të mbarë profesorit Tahir Arifi.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Rita Selimi nga Kosova doktoron në Universitetin e Amsterdamit

Rita Selimi, staf i Departamentit të Punës Sociale ka mbrojtur sot doktoraturën me titull...

Shiriti u pre nga Nagavci, por mësimi nuk fillon në shkollën e re në Dragobil të Malishevës

Sot filloi gjysmëvjetori i dytë në shkollat e Kosovës, ku pas pushimit dimëror nxënësit...

Aleksandra dhe Regjina, dy nxënëset që po spikasin në botën e letërsisë shqipe

Aleksandra dhe Regjina, dy nxënëse të gjimnazit "Sami Frashëri" në Tiranë, me talentin e...

Drilon Zekaj nga Drenica merr titullin doktor i shkencave mjekësore

Kosovës nga sot iu shtua edhe një doktor i shkencave mjekësore, dhe ai është...