E diel, 19 Janar, 2025

Tabela më e veçantë, si Italia i mbron fëmijët që luajnë futboll nëpër rrugë

- Advertisement1-

Në Mattinata, komunë në Puglia, sinjalet rrugore lënë pak vend për dyshime dhe interpretime: këtu fëmijët (siç lexohet në tabelën në foto) kanë lënë mënjanë celularët dhe tabletat dhe, ashtu si në erën pre-sociale, dalin në rrugë e luajnë futboll apo hapa dollapa.


- Advertisement -

E bëjnë nëpër rrugët dhe shkallët e fshatit me shtëpi të bardha buzë detit. Administrata e komunës që ka vendosur tabela të tilla anës rrugëve shpjegon se ‘nuk janë shenja ndaluese, por ftesa për dëfrim, përfshirje, respekt, lumturi për të rritur e fëmijë’.

Mattinata nuk është e re në vendosjen e tabelave ‘të pazakonta’. Para disa muajve, në Belvedere u shfaq një panel kushtuar artit të puthjes në të gjitha llojet e tij: nga ai mes dy të dashuruarve, pa asnjë diskriminim, tek ai midis nënës e fëmijës.

‘Duam një komunitet ku cilësia e jetës t’u përshtatet të gjithëve, të vegjël e të rritur. Një komunitet të gjallë, mikpritës, të dashur’, thotë kryebashkiaku Michele Bisceglia.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Psikologët e Harvardit japin këshilla për rritjen e fëmijëve

Shumë prindër janë lodhur duke dëgjuar se si teknologjia moderne mund të ketë efekte...

Prindërit kërkojnë ndihmë për shërimin e saj, vogëlushja Una vuan nga një sëmundje e rëndë

Prindërit e një vajze të vogël të quajtur Una, po kërkojnë ndihmë nga qytetarët...

Familja Dani nga Istogu kërkon ndihmë për shërimin e djalit, i duhet urgjentisht trajtimi jashtë vendit

16 vjeçari Elham Dami ka nevojë për ndihmë. Ai është i është diagnostikuar me...

13 vjeçarja nga Drenasi ka nevojë urgjente për ndihmën tuaj

Rinesa (Remzi) Dani, nga fshati Shtuticë, komuna e Drenasit, ka nevojë urgjente për ndihmë,...