E diel, 23 Shkurt, 2025

“Ta vrasim”, nxënësit në Tiktok nuk përmbahen ndaj mësueses që hartoi provimin e Biologjisë

- Advertisement1-

Provimi i fundit i maturës është kthyer në makth për hartuesen e testit të biologjisë.

Fotoja e saj me emrin dhe mbiemrin e pozicionin është shpërndarë në rrjete sociale me thirrjet ‘Le ta vrasim’.

- Advertisement -

Maturantët që kishin zgjedhur biologjinë mes 11 programeve në listën e lëndëve me zgjedhje , inatin dhe pakënaqësitë për pyetjet që pretendojnë se janë jashtë programit, i kanë shprehur me mllef online.

Përveç ankesave për keqformulimin e ushtrimeve dhe paralajmërimin për protestë të hënën përpara Ministrisë së Arsimit për të kërkuar ripërsëritjen e provimit, të rinjtë virtualisht teksa zbulojnë të dhënat e mësueses që ka përgatitur provimin e biologjisë, e kërcënojnë atë me jetë.

Komentet bullizuese në rrjetet sociale si TikTok, Instagram dhe Facebook janë të shumta, si dhe shumë adoleshentë me fytyrë nuk ngurrojnë të ofendojnë hartuesit e provimeve.

Ministria e Arsimit u sinjalizua nga Top Channel për përmbajtjen e videos të publikuar në TikTok apo Instagram, por nuk mori asnjë reagim deri pasditen e së dielës.

Teksa, edhe vetë Ministrja e Arsimit, Evis Kushi është përballur në numrin e saj të telefonit me mesazhe fyerjeje ku fajësohet për dështim të hartimit të provimeve si dhe lejimit të kopjimit e mbajtjes së telefonave për nxënësit me mik.

Por i vetmi reagim i saj është në ditën e provimit, ku po virtualisht me një status në Facebook shkruante se i ka ndjekur me vëmendje shqetësimet e maturantëve e se po vlerësohej sërish cilësia e testit./topchannel

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...

Dy nxënës nga Gjilani pjesë në garat më të mëdha të matematikës në botë

Dy nxënës gjilanas do të jenë përfaqësues të Republikës së Kosovës në garat ndërkombëtare...

Arsimtari Enver Sejdiu – një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik

Arsimtari Enver Sejdiu është një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik, i...

Nga Rrezarta Dushi: Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor

Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve është një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor....