Ministrja e Arsimit në Shqipëri, Ogerta Manastirliu, ka njoftuar se deri në fund të vitit synohet trajnimi i 16 mijë mësuesve, shkruan AlbanianEducation.net
Njoftimi i shkollës:
👩🏫👨🏫 Po përgatitemi për të nisur fazën e dytë të Programit Kombëtar të Zhvillimit Profesional të Mësuesve, me synimin për të trajnuar rreth 16 mijë mësues deri në fund të këtij viti.
📚🧑💻Ndërkohë, po punojmë edhe për programin e ardhshëm 2026–2028, një cikël i cili do të ofrojë module të reja të edukimit në vazhdim, përputhshmëri më të madhe me kurrikulën e re dhe mbi të gjitha, do t’i pajisë mësuesit me aftësitë që kërkon mësimdhënia në epokën digjitale.