Suzana Ibrahimi është zgjedhur mësuese e dalluar në shkollën “Faik Konica” në Prishtinë, shkruan AlbanianEducation.net.
Në njoftimin e shkollës thuhet se mësuesja Suzana është vlerësuar për përkushtimin e palodhshëm dhe ndikimin e saj pozitiv në shkollë.
Njoftimi i shkollës “Faik Konica” në Prishtinë:
Mësimdhënësja e Dalluar e Vitit 2025/2026
Me shumë kënaqësi shpallim se titulli “Mësimdhënësi i Dalluar i Vitit 2025/2026” i takon mësimdhënëses Suzana Ibrahimi.
Ajo është vlerësuar për përkushtimin e palodhshëm dhe ndikimin e saj pozitiv në shkollë.
Është dalluar për bashkëpunimin e frytshëm me kolegët, mbështetjen e vazhdueshme ndaj nxënësve, udhëheqjen e aktiviteteve kreative dhe angazhimin e sinqertë për mirëqenien e komunitetit shkollor.
Me profesionalizmin, energjinë dhe shembullin e saj, ajo vazhdon të frymëzojë çdo ditë.
Urime të përzemërta mësimdhënëses Suzana Ibrahimi për këtë vlerësim të merituar!
Suksese të mëtejshme në misionin e saj fisnik!
