Suzana Gjinovci është zgjedhur mësuese e dalluar në shkollën “Nazim Gafurri” në Prishtinë, shkruan AlbanianEducation.net.
Në njoftimin e shkollës thuhet se ky vlerësim është një falënderim i sinqertë për përkushtimin, dashurinë dhe energjinë e pashtershme që ajo sjell çdo ditë në shkollë.
Njoftimi nga shkolla “Nazim Gafurri”:
Mësimdhënësja e Dalluar 2025/26
Me krenari dhe mirënjohje të veçantë, Këshilli i Mësimdhënësve të klasave VI–IX shpalli mësimdhënësen e dalluar për vitin shkollor 2025/26, Suzana Gjinovci!
Ky vlerësim është një falënderim i sinqertë për përkushtimin, dashurinë dhe energjinë e pashtershme që ajo sjell çdo ditë në shkollë.
Me profesionalizëm, zemër të madhe dhe besim në potencialin e çdo nxënësi, ajo ka ndikuar jo vetëm në suksesin mësimor, por edhe në formimin e karakterit dhe vlerave njerëzore.
Ajo është frymëzim për nxënësit, mbështetje për kolegët dhe shembull i dinjitetit të profesionit tonë fisnik.
Urime për këtë arritje të merituar!
Ju falënderojmë për gjithçka që bëni për nxënësit, shkollën tonë dhe drejtorinë!
