Suzana Fetoshi-Dobraj, mësuese e Biologjisë në nga viti 2014 është pjesë e stafit të gjimnazit “Vëllezërit Frashëri” në Deçan. Ajo përçon dijen me pasion dhe profesionalizëm, shkruan AlbanianEducation.net.
Një CV e saj prezantuar nga gjimnazi ku punon:
Gjimnazi – Dritare drejt Njohjes së Natyrës dhe Jetës
Gjimnazi është shkolla ku nxënësit jo vetëm që mësojnë për botën që i rrethon, por edhe ku kultivohet dashuria për natyrën dhe jetën. Kjo është e mundur falë mësimdhënësve të përkushtuar dhe bashkëkohorë, të cilët përçojnë dijen me pasion dhe profesionalizëm. Një prej tyre është edhe prof. Mac Suzana Fetoshi-Dobraj, mësuese e Biologjisë në Gjimnazin “Vëllëzërit Frashëri” në Deçan.
Suzana Fetoshi-Dobraj u lind më 28 nëntor 1985 në Gjakovë. Arsimin fillor e përfundoi në vendlindje, në shkollën fillore “Liria” në fshatin Fortes të Rahovecit. Shkollën e mesme të lartë e ndoqi në Rahovec, në shkollën e Mjekësisë, një paralel i ndarë nga shkolla “Hysni Zajmi” në Gjakovë.
Në vitin akademik 2004/05, ajo filloi studimet në Fakultetin e Shkencave Matematiko-Natyrore, në Departamentin e Biologjisë – drejtimi Arsimor, në Universitetin e Prishtinës.
Këto studime i përfundoi në vitin 2008, duke fituar titullin “Bachelor i Biologjisë”. Më pas, në vitin 2008/09, vazhdoi studimet master në të njëjtin fakultet dhe në vitin 2011 fitoi titullin “Master i Shkencës në Biologji”.
Që nga viti 2014 e deri më sot, ajo është pjesë e stafit mësimor të Gjimnazit “Vëllëzërit Frashëri” në Deçan, ku me përkushtim dhe dashuri ndaj lëndës, i udhëheq nxënësit në njohjen e thelluar të natyrës dhe shkencës së jetës.