Suzana Demi: Me ardhjen e pranverës shpresojmë të na vinë edhe ditë më të mira në sistemin arsimor të Kosovës

- Advertisement5 -

Prej momentit kur Ministria e Arsimit kërkoi të hapet debat për rishikimin e kurrikulës, shumë mësimdhënës reaguan me shkrime, komente dhe analiza të ndryshme, duke dhënë idetë, sugjerimet dhe kritikat e tyre për kurrikulën dhe për zbatimin e saj në praktikë.

- paragrafi 1 -

Megjithatë, këto reflektime shumë pak u morën seriozisht nga organet kompetente. Me thënë të drejtën, këto shkrime shpesh nuk lexoheshin sa duhet as nga vetë komuniteti arsimor që janë pjesë e këtij procesi.

- Advertisement - M1

Prandaj, në disa momente të krijohet përshtypja se është e tepërt të shkruhet edhe një rresht më shumë për këtë temë.

Megjithatë, në të mirë të komunitetit arsimor, ndiej nevojën të rikujtoj disa fakte rreth mënyrës se si nisën reformat arsimore në Kosovë gjatë viteve 2011–2016 dhe të reflektoj se cilat janë sot nevojat reale për rishikimin dhe zbatimin e kurrikulës, në një kohë kur bota ka ecur shumë larg nesh në zhvillimet arsimore.

Reforma e kurrikulës u prezantua si një hap modern drejt arsimit të bazuar në kompetenca. Në dokumente gjithçka dukej shumë bindëse dhe e bukur, nxënësi në qendër të procesit mësimor, zhvillimi i mendimit kritik, puna përmes projekteve, si dhe përdorimi i formave dhe metodave kreative të të nxënit.

- Advertisement - m2

E kuptuam gjithashtu se modeli ishte marrë nga sistemi evropian i kompetencave, ku në fokus janë mendimi kritik, zgjidhja e problemeve, puna në grup, projektet dhe hulumtimi.

Deri këtu gjithçka në rregull.

Por këtu lind një pyetje shumë e thjeshtë, a u mendua mjaftueshëm për realitetin në të cilin do të zbatohej kjo kurrikulë?

Sepse në praktikë duket se ndodhi diçka tjetër. Fillimisht u shkrua kurrikula, e tek më pas filloi të mendohej se si do të zbatohej ajo.

Në shumë vende të botës ky procesi ndodh krejt ndryshe.

Fillimisht përgatiten shkollat, infrastruktura dhe mjedisi profesional (mësimdhënësit) e pastaj fillon zbatimi i kurrikulës së re.

Përderisa kurrikula në letër kërkonte metoda moderne, në klasa realiteti ishte krejtësisht ndryshe. Mësimdhënësi në klasë punonte me tabelë, shkumës dhe me pak mjete ndihmëse për të mos thënë asnjë mjet konkretizimi.

Paramendone, fjala vie, kurrikula kërkonte mësim përmes projekteve, a në shkolla nuk kishte askund laboratorë, s’kishte materiale didaktike s’kishte mjete konkretizimi.
Si mund të kërkohet mësim projektor, hulumtim dhe kreativitet në këto kushte infrastrukturore?!!

Madje me thënë të drejtën shumë mësimdhënës u përballën me një konfuzitet të madh profesional. Termat e rinj pedagogjikë, konceptet e përkthyera dhe dokumentet voluminoze nuk u shpjeguan asnjëherë në mënyrë të qartë dhe praktike.

Këtë e dimë të gjithë. E kanë pranuar edhe vet trajnerët e kurrikulës që nuk ishte e qartë as për ata, me pak orë trajnimi të reprodukonin gjithë atë material. Madje edhe ata mësimdhënës që kishin përvojë të gjatë në arsim shpesh e kishin të vështirë ta përkthejnë këtë gjuhë teorike në praktikën e përditshme mësimore.

Edhe sot, kur flasim për klasat e hershme të arsimit fillor, kjo bëhet edhe më e dukshme.

Sepse fëmijët e moshës 5–9 vjeç nuk mësojnë në mënyrë abstrakte. Ata mësojnë përmes konkretizimit, përmes objekteve që i shohin, i prekin dhe i përjetojnë drejtpërdrejt.

Sidomos në shkencat natyrore, si në matematikë, mësimi konkret është i domosdoshëm.

Por në shumë shkolla të Kosovës mungojnë pikërisht këto mjete elementare didaktike.
Nxënësit tanë shpesh nuk shohin asgjë konkretisht. Nuk prekin, nuk eksperimentojnë, nuk vizitojnë. Shumë gjëra mbeten vetëm në nivel të imagjinatës së tyre.

Dhe këtu duhet thënë hapur, deri kur duhet mësimdhënësi të paiset nga xhepi i vet apo i prindërve me mjete didaktike për t’a bë orën sa më kreative për nxënësit?!!
Këto kushte duhet t’i krijon sistemi arsimor.

Natyrisht që është e drejtë dhe e nevojshme që nxënësi të jetë në qendër të procesit mësimor.

Dhe këtë askush nuk mumd t’a kontestoj!!
Por pyetja mbetet, çfarë mund të zhvillojë realisht një nxënës në këto kushte, nëse sistemi nuk i krijon mjetet dhe mundësitë për ta mbështetur këtë zhvillim??

652152614 26037160962620228 2130110154843586135 n