Suzana Dedej, 37 vite kontribut në arsim si mësuese e biologjisë

- Advertisement -

Ministrja e Arsimit në Shqipëri, Ogerta Manastirliu, vazhdon prezantimin e mësimdhënësve.

Së fundmi ajo ka bërë një postim në Facebook për mësuesen e Biologjisë, Suzana Dedej, të shkollës “Rilindja”, në Kavajë.

- Advertisement -

Ministrja ka vlerësuar kontributin e mësueses Suzana në 37 vite pune në arsim, shkruan AlbanianEducation.net.

Postimi i saj:

Mësuesja e biologjisë Suzana Dedej e shkollës 9-vjeçare “Rilindja” në Kavajë ka më shumë se 37 vite që punon në arsim.

- Advertisement -

Me dashuri dhe përkushtim ajo i ka bërë nxënësit të duan biologjinë, të çmojnë natyrën dhe të jenë gjithmonë të etur për dije.💡

Mësuese Suzana nuk e ka parë kurrë mësuesinë thjesht si një punë por si një mision për të ndihmuar nxënësit të mësojnë dhe të bëhen të aftë për të ardhmen.👏