E mërkurë, 27 Nëntor, 2024

Suspendohet nga puna puntori teknik në Podujevë, pasi tregoi se shkolla ishte e mbushur me minj dhe s’ka mjete për pastrim

- Advertisement1-

Është suspenduar për gjashtë muaj Ilmi Tahiri, punëtori teknik i shkollës “Xheladin Rekaliu” në Podujevë. Suspendimi i tij erdhi pasi rastin e denoncoi në Albanian Education ku tregoi për gjërat që mungonin në shkollën ku punonte.

Mes tyre ai ka publikuar edhe disa pamje të minjëve në shkollë dhe është ankuar që nuk ka mjete higjienike.

- Advertisement -

Në vendimin për suspendim thuhet që i njëjti ka dhënë dezinformata në media.

Tahiri përmes një postimi në Facebook ka shkruar se vendimi për suspendimin e tij ka ardhur me urdhër të kryetarit të komunës, Shpejtim Bulliqi në bashkëpunim me drejtoreshën e shkollës Arijete Bashota.

Postimi i tij pa ndërhyrje:

ALARMANTE PAS PUBLIKIMIT TE SHKOLLES ME MINJE SUSPENDOHEM NGA PUNA PER GJASHTE MUAJ .
DREJTORIA E ARSIMIT KOMUNAL NE PODUJEVE,DREJTORI AVNI FETAHU ME URDHER POLITIK TE KRYETARIT TE KOMUNES SHPEJTIM BULLIQI DHE NE BASHKPUNIM ME DREJTORESHEN E SHKOLLES SONE ARIJETE BASHOTA ME SUSPENDOJNE GJASHTE MUAJ NGA PUNA PAS PUBLIKIMEVE QE I KAM BERE PAMJEVE ME MINJE NE SHKOLLE DHE MUNGESES SE MJETEVE HIGJENIKE BANJOVE TE BLLOKUARA DHE TE MBYLLURA QE KATER VITE DHE KUSHTETEVE TE TE RENDA TE PUNES SI PUNTOR TEKNIK PRANE SHFMU XHELADIN REKALIU NE PODUJEVE .
24 VITE NE LIRI PUSHTETINI SOTEM KOMUNAL I ARSIMIT.PO VEPRON SI DIKUR MBI NE MASAT E DHUNSHME QE I BDNTE SERBIA MBI PUNTORE SHKOLLA DHE INSTITUCIONE TE KOSOVES .
REGJIM KRIMINAL ,

Rrëfimi i punëtorit teknik të shkollës “Xheladin Rekaliu” në Podujevë: Në mungesë të mjeteve për pastrim, i përdori maicat e mija të brendshme

- Advertisement -rrrrrrr

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Pensionohet profesori Bahri Hajredini nga Mitrovica

Profesori Bahri Hajredini, një figurë e nderuar dhe udhëheqës i shumë brezave nxënësish, del...

Shkolla “Mid’hat Frashëri” në Krajk të Hasit feston në mënyrë madhështore 28 Nëntorin

Fëmijët e klasës përgatitore të SHFMU "Mid'hat Frashëri" Krajk -Has me edukatoret e tyre...

VJEN PREMTIMI I MADH: Nga 671 në 840 euro, rritje e pagave të mësimdhënësve në javën e parë të qeverisjes

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku e ka prezantuar në Vushtrri planin...

Shkolla “Pjetër Budi” në Lubizhdë të Hasit organizon program festiv për 28 Nëntorin

Për nder të “28 Nëntor” , SHFMU “Pjetër Budi”, organizoi një program festiv për...