Suspendohet drejtori i shkollës ‘Pavarësia’ në Prishtinë

- Advertisement5 -

Një ditë pas publikimit të videoincizimit në të cilin shihet Halil Brahaj, drejtori i Shkollës “Pavarësia” në Prishtinë, duke e godit shuplakë nxënësin e klasës së nëntë, ai është suspenduar nga puna.

- paragrafi 1 -

Këtë e ka deklaruar Samir Shahini, drejtori i Arsimit për KALLXO.com, më 13.02.2026.

- Advertisement - M1

Sipas Shahinit, për Brahajn ka suspendim administrativ, ndërsa është duke u trajtuar në Komision Disiplinor.

E njëjta formë e suspendimit vlen edhe për arsimtarin Abaz Kadriu, e ka konfirmuar Shahini. Kadriu po ashtu po trajtohet në Komision Disiplinor, pasi u pa në një material të datës 09.02.2026 duke e godit nxënësin e njëjtë që e ka goditur edhe Brahaj.

KALLXO.com e ka pyetur Rinor Bajramin, avokatin e Brahajt në lidhje me suspendimin e klientit të tij nga puna. Po ashtu e ka pyetur edhe Lirim Ismailin, avokatin e Kadriut.Të kontaktuar edhe përmes telefonit, të dy avokatët nuk kanë qenë të qasshëm. Janë pyetur edhe me shkrim, por nuk kanë dhënë përgjigje deri më tani.Rasti ku shihet drejtori se e godet shuplakë nxënësin, kishte ndodhur në korridorin e shkollës.

- Advertisement - m2

Drejtori Halil Brahaj, i kontaktuar nga KALLXO.com, e ka mohuar ngjarjen, ndërsa pas denoncimeve KALLXO.com kuptoi se nxënësi u kishte thënë hetuesve të Policisë se ai ishte sulmuar edhe nga drejtori.“Jo, e nderuar. Se jam duke e përgatitë ditën e shkollës, e kemi të hënën”– ka thënë Brahaj më 11.02.2026.