Kompania Bebeto vazhdon të sjellë gëzim tek nxënësit e shkollave fillore në Kosovë.
Këtë javë Bebeto gëzoi nxënësit e klasave të para të shkollës “Asim Vokshi”, në Prishtinë ku sjelli buzëqeshje në fytyrat e tyre, shkruan AlbanianEducation.net.
Buzëqeshjet dhe falënderimet mbushën klasën, duke e kthyer këtë ditë të zakonshme shkollore në një kujtim të paharrueshëm.
Drejtori i shkollës Nazif Jashari dhe mësueset e klasave të para falënderuan kompaninë për dhuratat, dhe gëzimin që solli në zemrat e të vegjëlve.
*Publikimi i fotove të nxënësve është publikuar me leje të Drejtorisë të shkollës dhe mësimdhënësve, të cilët kanë konfirmuar se me leje të prindërve lejohet realizimi i fotove.