E shtunë, 22 Shkurt, 2025

‘Superlexues’ në moshën 5 vjeçare: Vogëlushi shqiptar në Itali lexon 125 libra brenda vitit

- Advertisement1-

Një histori frymëzuese është ajo e 5 vjeçarit shqiptar në Itali, Mattia Mehdihoxha.

Vogëlushi edhe pse nuk shkon ende në shkollë, di të lexojë, aq sa vitin e fundit kërkoi të huazonte 125 libra nga biblioteka Bartolomeo Della Fonte në Montemurlo të Italisë duke u vlerësuar me çmimin “lexuesi i vitit”.

- Advertisement -

Një histori frymëzuese është ajo e 5 vjeçarit shqiptar në Itali, Mattia Mehdihoxha. Vogëlushi edhe pse nuk shkon ende në shkollë, di të lexojë, aq sa vitin e fundit kërkoi të huazonte 125 libra nga biblioteka Bartolomeo Della Fonte në Montemurlo të Italisë duke u vlerësuar me çmimin “lexuesi i vitit”.

Mirënjohja iu dha të shtunën e kaluar në një ceremoni zyrtare të organizuar nga Bashkia Montemurlo që më pas ka dhënë detaje në profilin e saj në Facebook. Mattia mori një libër të tijin të firmosur nga këshilltari komunal për kulturën Giuseppe Forastiero.

Të dhënat në lidhje me 5 vjeçarin janë befasuese duke qenë se mesatarisht ka lexuar 2 libra në javë, shifra të pabesueshme për një fëmijë që ende nuk ka shkuar në shkollë.

“La Repubblica” dhe media të tjera prestigjoze i kanë kushtuar artikuj 5 vjeçarit shqiptar. /Shqiptarja.com/

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Sudani mbyll shkollat për shkak të të nxehtit ekstrem

Sudani jugor njoftoi të enjten mbylljen e të gjitha shkollave për dy javë për...

SBASHK fillon me 12 grupe të trajnimit këtë vikend me mësimdhësit

SBASHK të shtunën filloi me nëntë grupe të trajnimit në programet “Aplikimi i programeve...

Edukatorja Sevdije Leposhtica, një figurë e shquar në fushën e edukimit të hershëm

Edukatorja Sevdije Leposhtica është një figurë e shquar në fushën e edukimit të hershëm,...

Pensionohet mësimdhënësi Bedri Çeku nga Prizreni

Pas një punë të palodhur në procesin arsimor sot, në shkollën fillore ‘’Mustafa Bakiu...