Superheronjtë surprizojnë fëmijët e spitalit të sëmundjeve të rënda / VIDEO

- Advertisement -

Superheronjtë si Super Man dhe Batman kanë suprizuar pacientët e vegjël pranë një spitali të sëmundjeve të rënda në Vienë.


Nisma e oficerëve të policisë së kryeqytetit është përshendetur nga të gjithë si njw gjest fisnik në këtë moment.

- Advertisement -

Pacientët e vegjël në spitalin e fëmijëve St.Anna të Vjenës u surprizuan kur disa nga heronjtë e tyre si Super Man, Batman dhe të tjerë u shfaqën papritmas para dritareve të tyre.

 

Aksioni i ndërmarrë nga oficerët e forcës speciale të policisë së kryeqytetit austriak WEGA u organizua për t’ju lehtësuar vetminë fëmijëve të sëmurë rëndë në spitale që nuk mund tëp resin vizitorë si zakonisht për shkak të rregulloreve për parandalimin e koronavirusit.

- Advertisement -

Nisma përkon gjithashtu me Ditën Ndërkombëtare të Kancerit tek Fëmijët si një përpjekje për të shprehur mbështetje për fëmijët dhe adoleshentët me kancer dhe familjet e tyre.

Fëmijët dhe të rriturit që panë duke parë nga dritaret e mbyllura të spitalit u duk se e shijuan plotësisht performancën, ashtu si sesioni fotografik për disa fatlumë me idhujt e tyre të rinj në rrugë pak më vonë.