E martë, 25 Shkurt, 2025

Sulmohet shtëpiaku i një shkolle në Vushtrri, këto janë dyshimet e para

- Advertisement1-

Nuk kanë qenë të rralla rastet kur punëtorët që ruajnë objekte si shtetërore ashtu edhe publike janë kërcënuar ose sulmuar në hapësira të ndryshme në kryeqytet.

Rasti i fundit ka ndodhur sot, në shkollën “Enver Hadri” e cila gjendet në fshatin Smrekonicë të Vushtrrisë.

- Advertisement -

Rastin e ka bërë publik Fidan Bejta, përfaqësues i fshatit të Smrekonicës i cili ka shkruar në Facebook se shtëpiaku Xhevdet Aliu është sulmuar nga punëkryesi i renovimit të shkollës.

Bejta tha se Aliu ka marr tretmanin e nevojshëm në emergjencë dhe është liruar për në shtëpi, ndërsa rasti është denoncuar edhe në Policinë e Kosovës.

Postimi i plotë:

Sulmohet shtepiaku i shkolles “Enver Hadri”.

Xhevdet Aliu shtepiak ne shkollen e fshatit tone, derisa ishte duke kryer pastrimin e disa mbeturinave eshte sulmuar nga punekryesi i renovimit ne shkollen tone.

Xhevdeti ka marr tretmanin e nevojshem ne emergjence dhe eshte liruar per ne shtepi, policia e Kosoves eshte duke u marr me rastin ne fjale.

- Advertisement -rrrrrrr

E denoje ashper veprimin e ulet te punekryesit dhe i them qe ne Smrekonice nuk do te lejohet qe punet te kryhen shkele e shko.

Sot kemi kontaktuar edhe me avokatin Kastriot Feka dhe jemi dakorduar qe se bashku do t’i ndjekim rruget ligjore qe drejtesia te shkoje ne vend.

Nuk do te ndalemi per te miren e vendit asnjehere.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Lajm shumë i mirë për shkollën “Dardania” në Prishtinë: Pajiset me 2200 dollapë për nxënësit

Shkolla "Dardania" në Prishtinë ka njoftuar se kanë pranuar 2 mijë e 200 dollapë...

Lajm i mirë: 5600 dollapë për nxënësit e 9 shkollave fillore në Prishtinë

Punë e mirë po vazhdon të bëhet në shkollat e Prishtinës. Sot drejtoresha e...

Në shkollën “Ndre Mjeda” në Rakosh po vazhdon vlerësimi i performancës së mësimdhënësve

Në shkollën "Ndre Mjeda" në Rakosh të Istogut po vazhdon puna e ekipit për...

Luljeta Murati, zgjedhet mësuesja më e dalluar në shkollën “Ismail Qemali” në Prishtinë

Luljeta Murati, mësimdhënëse e Fizikës e cila punon qe 25 vite duke kontribuar në...