Sulmohet drejtori i shkollës fillore në Gadime të Lipjanit pasi dyshohet se e rrahu një nxënës

- Advertisement -

Incidentet në institucionet arsimore në vendin tonë nuk janë edhe fort të rralla dhe në shumicën e këtyre rasteve të përfshirë janë nxënësit.

- paragrafi 1 -

Një rast i tillë që dyshohet se ndodhi dje në një shkollë në Lipjan eskaloi edhe në sulm ndaj drejtorit. Dy persona përfunduan në Polici si të dyshuar për rastin.

- Advertisement -

Siç merr vesh Sinjali, rasti ka ndodhur në shkollën fillore “Zenel Hajdini” në fshatin Gadime e Epërme në Lipjan.

Drejtori i shkollës, Skender Ademi ka denoncuar se është sulmuar nga dy persona në oborrin e shkollës.

Në bazë të informacioneve të para, dy të dyshuarit të cilët janë vëllezër mes vete, e kanë rrahur drejtorin pasi dyshohej se i njëjti e kishte sulmuar një nxënës.

- Advertisement -

Në shenjë revolte, të dyshuarit tentuan t’i qërojnë vet hesapet, duke i shkuar viktimës te puna.

Policia është vënë në dijeni dhe si rezultat dy të dyshuarit janë arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Ndaj tyre, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe inicimin e hetimit në drejtim të veprës penale “Sulm ndaj personit zyrtar”.