Pamje dramatike janë publikuar nga mediat e huaja të sulmit me dy viktima në Universitetin Brown në SHBA.
Në video shihen studentët e universitetit të tmerruar, duke u përpjekur të strehohen në bibliotekën e universitetin.
E gjithë kjo kur në kampus dëgjoheshin të shtëna me armë zjarri.
Policia ndërhyrë menjëherë dhe u kërkoi studentëve të mblidhnin sendet e tyre personale, ndërsa i shoqëruan jashtë ndërtesës për arsye sigurie.
Të paktën dy studentë humbën jetën dhe nëntë të tjerë u plagosën gjatë të shtënave me armë zjarri. Gjashtë prej të plagosurve ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ende nuk dihen shkaqet e krimit, ndërsa dhjetëra oficerë policie, kanë ndërhyrë dhe po punojnë për të zbardhur ngjarjen e rëndë.