Sulltane Kosumi është zgjedhur mësuese e dalluar në shkollën “Migjeni” në Stanoc i Epërm i Vushtrrisë, shkruan Albanaian Education.net.
Njoftimi i plotë:
Me rastin e 7 Marsit – Ditës së Mësuesit, bazuar në kriteret dhe udhëzimet e MAShT-it, znj. Sulltane Kosumi zgjidhet Mësimdhënësja më e Mirë në SHFMU “Migjeni” Stanoc i Epërm për vitin shkollor 2025/2026.
Përzgjedhja është bërë duke respektuar të gjitha udhëzimet dhe rekomandimet përkatëse.
Më datë 18.02.2026, pas verifikimit dhe kontrollimit të dokumentacionit nga komisioni, u vendos që e nderuara të përfaqësojë shkollën tonë në nivel Komunal.
E falënderojmë për përkushtimin, profesionalizmin dhe punën e palodhur në edukimin e brezave.
Ju faleminderit për çdo përpjekje, për çdo orë mësimore të dhënë me zemër dhe për gjurmën e pashlyeshme që lini në jetën e nxënësve tanë.
Urime dhe suksese të mëtejshme! 🌷
