Sukses ndërkombëtar për Lis Istogun, kualifikohet për garën finale në Berlin

- Advertisement5 -

Nxënësi Lis Istogu nga fshati Polluzhë i Drenasit, i cili vijon mësimet në shkollën “Shaban Polluzha” në Komunën e Drenasit, ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare të shkencës, duke fituar Medaljen e Argjendtë në garën prestigjioze Einstein Olympiad – Shkencë 2026, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Falë këtij rezultati të shkëlqyer, Lisi është kualifikuar për Finalen Ndërkombëtare të Olimpiadës, e cila do të mbahet në Berlin të Gjermanisë nga 26 deri më 30 tetor 2026.

- Advertisement - M1

Ai do të përfaqësojë Kosovën së bashku me nxënësit më të dalluar nga vende të ndryshme të botës, duke dëshmuar potencialin dhe talentin e të rinjve kosovarë në fushën e shkencës.

712085126 1634157377645617 4547401265213936022 n

Shqip | English