Enisa Gashi, nxënëse e gjeneratës së fundit të Gjimnazit “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Drenas, është pranuar me pikët maksimale në Fakultetin e Mjekësisë – drejtimi Mjekësi e Përgjithshme në Universitetin e Prishtinës.
Me përkushtim, dije dhe angazhim të vazhdueshëm, Enisa u dallua gjatë tri viteve të shkollimit si nxënëse shembullore dhe udhëheqëse frymëzuese si Kryetare e Këshillit të Nxënësve.
Urime Enisës për këtë sukses të madh që e bën krenar gjimnazin, mësimdhënësit dhe gjithë komunën e Drenasit!
Edhe shumë suksese në të ardhmen për Enisën! /Marrë nga DrenicaOnline