Dy nxënëset e gjimnazit “Jeta e re” në Suharekë kanë zënë dy vendet e para në garën e esesë të organizuar nga Shoqata për Art dhe Kulturë “Elena Gjika”, për nxënësit e shkollave të mesme, shkruan AlbanianEducation.net.
Vendi i parë iu nda nxënëses Feride Shpati, kurse vendi i dytë iu nda nxënëses Anila Haxhiaj, të dyja nxënëse të klasës XII-1.\
Në njoftimin e shkollës thuhet se një falënderim i veçantë shkon për mësimdhënësen e gjuhës shqipe, Afërdita Spahiu, për angazhimin dhe përkushtimin e saj të vazhdueshëm.
Njoftimi i shkollës:
📚 Sukseset vazhdojnë në Gjimnazin “Jeta e re”!
Në garën e esesë të organizuar nga Shoqata për Art dhe Kulturë “Elena Gjika”, për nxënësit e shkollave të mesme, nxënëset e gjimnazit tonë shkëlqyen me paraqitjen e tyre të jashtëzakonshme.
🏅 Vendi i parë iu nda nxënëses Feride Shpati
🥈 Vendi i dytë iu nda nxënëses Anila Haxhiaj, të dyja nxënëse të klasës XII-1.
Ky sukses është dëshmi e talentit, përkushtimit dhe dashurisë për gjuhën e bukur shqipe që kultivohet në gjimnazin tonë. Falënderim i veçantë shkon për mësimdhënësen e gjuhës shqipe, znj. Afërdita Spahiu, për angazhimin dhe përkushtimin e saj të vazhdueshëm.
Urime nxënëseve për këtë arritje të merituar! Gjimnazi “Jeta e Re” mbetet vatër e sukseseve të mëdha dhe shembull i përkushtimit në arsim dhe kulturë.👏