E diel, 24 Nëntor, 2024

Suela Kluna, 11-vjeçarja që jeton në Gjermani – drejt realizimit të ëndrrës për t’u bërë modele

- Advertisement1-

Është 11-vjeçare dhe si çdo fëmijë ka shumë ëndrra. Pandemia aktualisht e ka stopuar që të merret me modelim, por shpreson se shpejt do të kalojë e gjitha dhe do t’i rikthehet aktiviteteve. Qe 6 vjet jeton në Gjermani, kurse me prejardhje është nga Drenasi.

Kjo është Suela Kluna, vajza 11-vjeçare e cila në një intervistë për “Kids of Kosova” (www.kidsofkosova.net) tregon se ëndërron të bëhet modele dhe prezantuese, por ka dhe një gjë që i fle në shpirt, që kur të rritet të drejtorë një çerdhe dhe të kujdeset për fëmijët.

- Advertisement -

 Kids of Kosova: Një prezantim i juaj, nga jeni, mosha, shkollimi?

Suela Kluna: Jam 10 vjeçare, por edhe 1 muaj i mbushi 11 vjet.  Jam e lindur në Kosovë , vijë nga Drenasi, dhe  qe 6 vite jetoj në Gjermani.  Por dashuria po jeton brenda meje për vendin tim, Kosovën.

Kids of Kosova: Ju merreni me modelizëm, na flsini pak më shumë për këtë?

Suela Kluna: Unë në mujin mars të vitit 2020 jam regjistruar si “Model Kids” që pritet të mbahet në Gjjermani  nga z. Rifat Avdiu i cili vitet më përpara ka organizuar spektakle të ndryshme për fëmijë të bashkatdhetaërve të Kosovës që gjenden nëpër Botë.

Unë kisha fatin të isha njëra nga kandidatet qe do të doja të merrja pjesë si “Model Kinds” në Gjermani. por kjo situata me Covid ka lënë shumë punë të papërfunduara.

Pres me me padyshim të nis mbajtja e kursit për model dhe ne fëmijët nga Kosova që jemi në disaporë të fillojmë aktivitetet.

- Advertisement -rrrrrrr

Unë gjatë kësaj kohe kisha shumë ofeta në Kosovë, por edhe këtu në Gjermani, por të gjitha kanë mbetur pezull për një kohē.

 

Kids of Kosova: Me çfarë aktivitete të jera merreni?

Suela Kluna: Unë merrem me aktivitete të ndryshme si: gjimnastikë, më pëlqen të këndoj , të luaj me piano.

Kam pranuar oferta të luaj si aktore në një film shqiptar nga një aktor  i njohur shqiptar .

Isha e ftuar në një emision që mbahet për fëmijë në Kosovë me producent dhe pronar të “Kiki Models” Kreshnik Hysaj , i cili më ka ftuar në organizimet e tij.

Nga situate e krijuarme Covid-19, nuk po mund t’i realizoj lëvizjes e mia Gjermani-Kosovë.

Kids of Kosova: Çfarë synoni të bëheni kur të rriteni?

Suela Kluna: Synoj të bëhem modele, ngase më pëlqen edhe të gjithë edhe më quajnë ashtu.

Mami më tregon se kur isha 2 -6 vite  unë çdo ditë kam ndërruar rrobat dhe jam munduar të bëjë sfilata nëpër ambientin e shtëpisë.

Ëndërroj dhe shpresoj të bëhem modele, pastaj kur  te rritem mendoj të udhëheq ndonjë emison në televizion .

Por e kam edhe një ëndërr që të punoj edhe me fëmijët e vogël të kujdesem për ta, të hap një çerdhe apo të punoj te ndonjë çerdhe.!

I dua fëmijët e vegjël shumë sidomos kur janë të posalindur deri t’ia fillojnë të flasin, shumë i dua, shumë dëshiroj të kujdesem. Por ta shohim se çfarë do të më sjell jeta.

Kids of Kosova: Mesazhi juaj për bashkëmoshatarët?

Suela Kluna: Unë dua ta jap një mesazh për të gjithë bashkëmoshatarët e mi .

Punoni rreth vetës , ndëgjoni prindërit, ashtu siç ne dëshirojmë të na ndëgjojnë ata.

Të mësojnë,  ta përdorin sa më pak telefonin dhe të merrem me aktivitete të ndryshme. (Kids of Kosova)

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

INTERVISTË| Sakip Kryeziu, drejtor i shkollës “Isa Boletini” në Rahovec: Puna jonë një mision fisnik, MASHT t’i thotë ‘PO’ kërkesave tona

Gazetona Online që merret ekskluzivisht me fushën e arsimit, AlbanianEducation.net ka realizuar një intervistë...

INTERVISTË| Pranvera Qerimi, mësuesja nga Ferizaj: Punën në arsim e nisa më 2022, ndjenjë e veçantë kur e kapa ditarin – s’do ta harroj...

Para dy vitesh nisi punën në arsim. Thotë se nuk do ta harroj kurrë...

INTERVISTË| Selvije Makolli, mësuesja nga Prishtina që pas orarit mëson fëmijët me kancer në Onkologji: Jam e lumtur që po ju ndihmoj

29 vite kontribut të çmueshëm në arsimin shqip si mësuese e matematikës, ku vazhdon...

INTERVISTË| Mirvete Bahtiri – drejtoreshë e shkollës “Zenel Hajdini” në Prishtinë: Të kërkojmë vazhdimisht ngritje të cilësisë në arsim

Intervistë me Mirvete Bahtiri - drejtoreshë e shkollës "Zenel Hajdini" në Prishtinë Sa është e...