E premte, 24 Janar, 2025

Suedia po heq tabletët në shkolla, rikthim te letra dhe lapsi

- Advertisement1-

Duket se Suedia po merr masa në shkolla duke ulur sa më shumë përdorimin e tabletëve në orën e mësimit, duke u rikthyer kështu më shumë drejt lapsit e letrës.

Ky është një vendim që akoma po diskutohet sepse ka disa që janë pro, dhe të tjerë kundër masivizimit të teknologjisë.

- Advertisement -

Ministrja suedeze për shkollat, Lotta Edholm, e cila mori detyrën 11 muaj më parë si pjesë e një koalicioni qeveritar të qendrës së djathtë, ishte një nga kritikët më të mëdhenj të përqafimit të gjithanshëm të teknologjisë.

“Studentët e Suedisë kanë nevojë për më shumë libra shkollorë,” tha ministrja më herët.

“Librat fizikë janë të rëndësishëm për mësimin e nxënësve.” Ajo njoftoi në gusht se qeveria donte të anulonte vendimin e agjencisë kombëtare për arsimin për t’i bërë të detyrueshme pajisjet dixhitale në parashkollorët. Ajo planifikon të shkojë më tej dhe të përfundojë plotësisht mësimin dixhital për fëmijët nën moshën 6 vjeç, citon Associated Press./Euronews.al

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Pensionohet arsimtari Jusuf Jusufi nga Prishtina

Është pensionuar sot Jusuf Jusufi, arsimtar i historisë në shkollën "Shkëndija" në Hajvali, shkruan...

Vdes studentja Fatjeta Maçastena nga Podujeva

Ka vdekur studentja Fatjeta Maçastena. Njoftimin e ka dhënë Kolegji AAB. Njoftimi nga Kolegji AAB: Telegram...

SBASHK me njoftim të rëndësishëm për mësimdhënësit e Vitisë

SBASHK ka publikuar emrat e pjesëmarrësve nga Vitia për trajnimin "Aplikimi i programeve kompjuterike...

Nga Malvina Rista: Dita Ndërkombëtare e Arsimit – një thirrje për një botë më të zhvilluar

Çdo vit, më 24 janar, bota feston Ditën Ndërkombëtare të Arsimit, duke theksuar rëndësinë...