E shtunë, 21 Dhjetor, 2024

Suedia ndalon shkollat islame

- Advertisement1-

Aktivistët myslimanë në Suedi akuzojnë qeverinë se po bën përpjekje për të mbyllur shkollat islame në vend.

Legjislacioni i prezantuar në fillim të këtij viti parandalon zgjerimin e shkollave ekzistuese islame ose hapjen e degëve të reja duke filluar nga viti 2024.

- Advertisement -

20 shkolla që e klasifikojnë veten si islame ose ato që janë në pronësi të myslimanëve janë duke u mbyllur dhe tri të vetmet e mbetura po përballen me padi kundër tyre.

Shkak është bërë një raport nga shërbimi i brendshëm suedez i sigurisë për përfshirjen e grupit të Vëllazërisë Myslimane në këto shkolla apo agjenda të tjera sekrete.
Sipas agjencisë suedeze, fëmijët në këto shkolla rrezikojnë radikalizmin, por pretendimi kundërshtohet nga komuniteti mysliman në vend. Deri më tani, gjykatat suedeze kanë rrëzuar tre vendime për mbylljen e tre shkollave islame./Euronews/

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Mësuesja nga Suhareka: Tmerrohem me vajzat e reja se si vishen në shkolla

Një mësuese nga Suhareka ka shprehur shqetësimin e saj për mënyrën se si sot...

Lajm i mirë për nxënësit, mësimdhënësit e shkollat e Rahovecit

Drejtori i Arsimit, Avni Morina, ka njoftuar se është nënshkruar kontrata me titull" Furnizimi...

Këta janë emrat e 102 studentëve nga Juniku që kanë fituar bursa

Komuna e Junikut ka publikuar emrat e 102 studentëve që kanë fituar burstat. Studentët Junikas,...

Shkolla “Xhavit Ahmeti”, në Prishtinë jep një lajm të mirë

Shkolla "Xhavit Ahmeti", në Prishtinë ka njoftuar se 11 nxënës nga klasat e 9-ta...