Sueda Jusufi është emëruar drejtoreshë e shkollës “Tefik Çanga” në Ferizaj, shkruan AlbanianEducation.net.
Drejtoresha Jusufi merr udhëheqjen pasi doli në pensionim drejtori i deritanishëm Ali Luzha.



Njoftimi i shkollës:
Sot, në ambientet e shkollës sonë, u zhvillua ceremonia e dorëzim-pranimit të detyrës së drejtoreshës së re, znj. Sueda Jusufi.
Ajo u prit me ngrohtësi nga kolektivi dhe stafi i shkollës. Drejtori në detyrë, z. Ali Luzha, i uroi asaj shumë suksese dhe ndau me të këshilla e përvoja të vlefshme nga angazhimi i tij shumëvjeçar në drejtimin e institucionit.
I urojmë znj. Sueda Jusufi punë të mbarë, bashkëpunim dhe arritje të reja në përmbushjen e kësaj përgjegjësie të rëndësishme!