SUBVENCIONIMI: Shumë prindër ende nuk i kanë marrë paratë për librat

- Advertisement -

Edhe pse mësimi ka nisur më 1 shtator, shumë nxënës në Kosovë ende nuk i kanë librat shkollorë në duar.

- paragrafi 1 -

Subvencionimi i premtuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) për blerjen e librave nuk ka arritur ende tek të gjithë prindërit.

- Advertisement -

Deri më tani, vetëm një pagesë është kryer për këtë subvencionim, ndërsa një numër të madh të prindërve ende nuk iu kanë dalë paratë në konto për të blerë librat për fëmijët e tyre.

Si pasojë, ata janë detyruar të blejnë librat me paratë e tyre, në një kohë kur familjet kosovare po përballen me rritje të ndjeshme të çmimeve.

Vetë ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka deklaruar publikisht se rreth 80% e prindërve janë subvencionuar.

- Advertisement -

Por kjo do të thotë se 20% – një numër i konsiderueshëm – ende po përballen me mungesën e mbështetjes financiare nga shteti.

Situata është bërë edhe më shqetësuese për faktin se shumë prindër kanë raportuar në portalin AlbanianEducation.net se kanë probleme me aplikimin për subvencionim, dhe për më tepër, nuk po arrijnë të marrin ndihmë apo përgjigje nga Ministria.

Sipas tyre, numrat e telefonit të vendosur për informim nga MAShTI nuk janë funksionalë dhe askush nuk po i përgjigjet thirrjeve të tyre.

Ndërkohë, mungesa e librave po ndikon drejtpërdrejt në mbarëvajtjen e procesit mësimor. /AlbanianEducation.net/.