E premte, 20 Shtator, 2024

“Subvencionimi për furnizim të nxënësve me libra pati probleme, ende nuk dihet si do të bëhet këtë vit”

- Advertisement1-

Kryetari i Komisionit Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të teksteve arsimore, deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj, ka thënë se viti i parë i shpërndarjes së librave përmes platformës online e-Kosova, është përcjellë me probleme e dështime të shumta.

Për këtë proces, Dreshaj ka kërkuar ndërmarrjen e hapave urgjentë për të zbardhur gjithçka rreth këtij procesi.

- Advertisement -

“Mendoj që jemi shumë vonë edhe për hapat që duhet të ndërmerren rreth vendimmarrjes se në cilën formë duhet të shpërndahen tekstet shkollore, ose si formën e vitit që lamë pas, që u dëshmua me shumë probleme e me shumë dështime apo forma paraprake kur Ministria i ka siguruar tekstet dhe i ka dërguar nëpër shkolla”, ka thënë Dreshaj për EO.

Sipas Dreshajt, tashmë kur viti shkollor 2023/24 është në prag të përfundimit, është dashur të dihet forma e shpërndarjes së teksteve për vitin tjetër startues në muajin shtator.

“Mendoj qe kjo është dashur tash të jetë e kryer, e jo praktikisht në fillim të vitit shkollor, për shkak se ju e dini që tash fillon muaji korrik, pastaj muaji gusht i pushimeve, me një shtator duhet të filloj procesi mësimor, ndërsa hala as ujdia lidhur me formën se si do të subvencionohen dhe si do të furnizohen nxënësit me libra ende nuk është e dakorduar, nuk e kemi nga ana e Ministrisë së Arsimit se cila formë do të jetë e furnizimit të nxënësve me tekste shkollore”, theksoi Dreshaj.

Tutje, ai u shpreh i pakënaqur me formën aktuale elektronike, teksa përmendi metodat e viteve paraprake, që sipas tij ishin më kursimtare për buxhetin e shtetit.

“Mendoj që një punë e mirë e dëshmuar nuk duhet të pengohet, por duhet të mbështetet. Definitivisht përshtypjet tona janë që forma paraprake e dërgimit të teksteve shkollore ka qenë më e drejtë dhe formë më e lirë për buxhetin. Pa i marrë parasysh këto, ne do t’i shohim në vazhdim se sa ka bazë që në esencë shteti ka paguar më shumë për subvencionim përmes dërgimit të parave në familjet individuale të nxënësve, sesa në dërgimin e shtëpive botuese siç ka qenë paraprakisht”, shtoi deputeti Dreshaj.

Deputeti Dreshaj ka folur edhe për përfundimin e vitit të parë mësimor përmes shpërndarjes së teksteve online, e të cilin e ka konsideruar si proces të përcjellë me shumë probleme, për të cilat do të merret komisioni aktual.

- Advertisement -rrrrrrr

“Unë mendoj që metoda e re elektronike ka pasur shumë probleme, ka nxënës të cilët kanë mbetur të pa furnizuar, ka të atillë që kanë përdorur mjetet për qëllime tjera, pra jo për furnizim të nxënësve me libra dhe mu për këtë është themeluar ky komision i cili do të merret me në veçanti me këto probleme që janë evidentuar në proces”, theksoi kreu i Komisionit Hetimor.

Për herë të parë, në Kosovë në vitin shkollor 2023/24, tekstet mësimore për nivelin parauniversitar u shpërndan përmes platformës elektronike E-Kosova, ku prindërit do të rimbursoheshin pasi t’i kenë blerë librat për fëmijët e tyre.

Ndërkaq më 4 prill të këtij vitit, Kuvendi i Kosovës themeloi Komisionin Hetimor për subvencionimin e blerjes së teksteve shkollore, i cili do t’i hetojë pretendimet për keqpërdorime të mundshme në këtë proces.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Shkolla “Bajram Abdiu”, në Bicaj të Kukësit e renovuar tërësisht – nxënësit do të mësojnë me kushte dinjitoze

Shkolla "Bajram Abdiu", në Bicaj të Kukësit, është renovuar komplet. Pamjet i ka ndarë...

Agim Baçi: Mësojuni fëmijëve se gjyshërit nuk janë vetëm prindërit e prindërve, por edhe një histori dhe përvojë më vete

A e dini se gjyshërit nuk janë vetëm prindërit e prindërve, por edhe një...

Ben Gavazaj, nxënësi nga Prizreni që la Amerikën dhe u kthye në Kosovë

Ben Gavazaj, është nxënës i klasës së katërt në shkollën "min Duraku në Prizren....

Ekspertët: Çfarë masash duhet të marrin shkollat që nxënësit të ushqehen patjetër me një vakt të marrë nga shtëpia?

Ekspertët e huaj ngrenë alarmin: Është shumë e rëndësishme që fëmijët të marrin vakt...