Një ngjarje e rëndë ndodhi dy ditë më parë në zonën e ish-Kënetës në Durrës. Erisa Aliaj, 22 vjeç u përplas për vdekje nga një makinë teksa ishte duke kaluar rrugën.
22-vjeçarja u dërgua me urgjencë në spital pasi ishte në gjendje të rëndë, ndërkohë ditën e djeshme policia njoftoi se e reja ndërroi jetë për shkak të plagëve të marra.
Mbi ngjarjen ka reaguar një nga pedagoget e 22-vjeçares, Eva Allushi.
Në një postim në rrjetet sociale, ajo ka shkruar se e reja që humbi jetën përveçse studionte, edhe punonte.
Sipas saj në kohën kur ka pësuar aksidentin, 22-vjeçarja ka qenë duke u kthyer nga puna.
Pedagogia ndan dhimbjen për ndarjen e parakohshme nga jeta të studentes së saj,
Postimi i plotë:
Erisa po pse ike kaq shpejt moj zemer?! Po ti ishe si drite. Ndricoje ne grup e ne fakultet. Nuk e dije ti qe jeta ne kete vend nuk vlen fare?!
Nuk ta kishim thene as ne, pedagoget e tu. Po ti nuk kishe kohe te merreshe me keto. Ti i kishe dale jetes tende per zot. Studioje e punoje o shpirt. E kishe zgjedhur dhe temen e diplomes per te drejtat e femijeve perballe abuzimit te medias.
Do te kishe qene nje profesioniste e zonja shume. Po nuk te lane. Nuk zgjodhe te ikje. Ta moren jeten teksa ktheheshe nga puna moj zemer. Na trondite shume te gjitheve ne, profesoreve e shokeve te tu.
Nuk desha ta lexoja ate lajm qe bente fjale per nje 22 vjecare ne Durres, po zemra e ndjeu teksa mendova per studentet e mi. Nuk e mbylle dot as diplomen e as masterin. Pate jete te shkurter, po plot dinjitet.
Te prehesh ne paqe! Ndricofsh si yll nga lart per familjen tende, miqte e shoket!
Policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit që shkaktoi aksidentin, i cili është identiikuar si Indrit Uka, 24 vjeç. Ndërkohë vijojnë hetimet për të zbuluar shkaqet dhe rrethanat e plota të këtij aksidenti tragjik.