Studimi: Të porsalindurit nga nëna të vaksinuara kanë shumë antitrupa

- Advertisement -

Foshnjat e lindura nga nëna të imunizuara ndaj Covid-19 gjatë shtatëzanisë kanë nivele më të larta të antitrupave sesa të porsalindurit që kanë lindur nga nëna që janë shëruar së fundmi nga virusi.

- paragrafi 1 -

Në këtë përfundim ka dalë një studim nga Spitali i Përgjithshëm i Massachusetts. Studimi krahasoi transmetimin e antitrupave nga nëna të vaksinuara me dy doza të vaksinës tek fëmijët dhe tek ato të infektuara në javën 20-32 të shtatzënisë, kur transferimi i antitrupave përmes placentës është në kulm. Në momentin e lindjes, nënat e vaksinuara kishin nivele të antitrupave tre herë më të larta se nënat që ishin shëruar së fundmi nga Covid-19 .

- Advertisement -

Nivelet e antitrupave në kordonin e kërthizës ishin po ashtu më të larta pas vaksinimit. Ndryshimet u gjetën edhe tek fëmijët dhe vazhduan me kalimin e kohës.

“Megjithëse ende nuk dihet se sa i lartë duhet të jetë niveli i antitrupave për të mbrojtur plotësisht një fëmijë nga Covid, ” thotë Andrea Edloë, bashkëautore e studimit.

Ndërkohë autorë të tjerë studimit thonë se gratë shtatzëna kanë një rrezik të lartë të komplikimeve serioze nga Covid-19.