Studiuesit kanë zbuluar se njerëzit që duken dembelë mund të jenë në të vërtetë më inteligjentë se shumica.
Hulumtues nga Florida Gulf Coast University, të udhëhequr nga Todd McElroy, përdorën një test me shkrim për të gjetur grupin perfekt të pjesëmarrësve për të testuar këtë teori.
Studimi i vitit 2016, botuar në Journal of Health Psychology, i ndau pjesëmarrësit në dy grupe:
– ata që vlerësonin të menduarit dhe kërkonin situata që i sfidonin intelektualisht,
– dhe ata që do të preferonin të bënin gjithçka tjetër përveç të menduarit.
Rezultatet treguan se individët që gjenin kënaqësi në zgjidhjen e enigmave dhe situatave që kërkonin mendim të thellë kishin një nivel më të lartë të NFC (Need for Cognition) nevojë për të menduar, krahasuar me ata që parapëlqenin detyra më të lehta dhe më pak stimuluese mendërisht. /Marrë nga ICON