Studimi ndërkombëtar: Nxënësit kosovarë të fundit në rajon për lexim; 17 vende prapa Shqipërisë

- Advertisement -

Shkalla Pirls e arritshmërisë është themeluar në vitin 2001. Në këtë testim morën pjesë 57 vende dhe tetë pjesëmarrës tjerë krahasimtarë (benchmarking).

- paragrafi 1 -

Ky testim ndërkombëtar vlerësonte nxënësin e klasëve të katërta, ose të moshës 10 vjeçare.

- Advertisement -

Kosova doli në vendin e 51-të, me një rezultat prej 421.

Dallimi me vendet e rajonit

Për dallim nga vendi ynë, Shqipëria ndodhej në vendin e 34-të, ose shtatëmbëdhjetë vende mbi ne.

Ndërkohë, Serbia ndodhej në vendin e 33-të me 514 pikë. Në anën tjetër, Maqedonia e Veriut është pak para nesh në vendin e 47-të me 442 pikë. Mali i Zi ndodhet në vendin e 42-të me 487 pikë ndërsa Bosnja dhe Hercegovina nuk mori pjesë fare.

- Advertisement -

Dallimi me vendet e botës

Kosova është përpara vetëm ndaj gjashtë shteteve tjera pjesëmarrëse, përfshirë Brazlilin, Iranin, Jordaninë, Egjiptin, Marokon dhe Afrikën e Jugut.

Në vendin e para, ndodhen shtete si Singapori, Irlanda, Rusia e Anglia. Befasi të mirë ka bërë edhe Kroacia që zë vendin e shtatë, me 557 pikë.

Vlerësimi

Siç thuhet nga Pirl (Studimi Ndërkombëtar i Përparimit në Lexim), vlerësimi me pikë është prej 300 deri në 700. Ndërkohë që mesatarja e vendosur është 500, gjë që nënkupton se Kosova është dukshëm nën mesatare ndërkohë që Shqipëria mbi.