Studimi: Ky është “çelësi” për të pasur sukses në shkollë

- Advertisement -

Për të arritur sukses në shkollë, fëmija duhet të bëjë një gjumë mjaft cilësor gjatë natës, thonë mjekët.

- paragrafi 1 -

Dr. Ilen Rosen, ish presidente e Akademisë Amerikane të Mjekësisë së Gjumit thotë se pavarësisht moshës, fëmijët tregojnë vigjilencë, energji dhe mirëqenie fizike të përmirësuar kur bëjnë gjumë të shëndetshëm.

- Advertisement -

Është e rëndësishme për nxënësit e shkollave të mesme që të flenë mjaftueshëm, sepse adoleshentët e përgjumur funksionojnë shumë më keq në shkollë sesa ata që pushojnë, sipas AASM.

Hulumtimet tregojnë se ata që nuk bëjnë gjumë të mjaftueshëm kanë më shumë probleme në kujtimin e informacionit.

Gjithashtu, gjumi i pamjaftueshëm lidhet me vëmendjen, sjelljen dhe problemet e të mësuarit.

- Advertisement -

Gjumi i mirë është i rëndësishëm për të gjitha moshat, dhe ja sa duhet të flemë çdo ditë, duke marrë parasysh grupmoshat e ndryshme të fëmijëve:

– Foshnjat nga katër deri në 12 muaj: 12 deri në 16 orë

– Fëmijët nga një deri në dy vjeç: 11 deri në 14 orë

– Tre deri në pesë vjeç: 10 deri në 13 orë

– 6 deri në 12 vjeç: 9 deri në 12 orë

– Nga 13 deri në 18 vjeç: 8 deri në 10 orë.