Gratë shtatzëna duhet të shmangin çajin dhe kafenë ose rrezikojnë jetën dhe shëndetin e fëmijës së tyre të palindur, paralajmëron një studim.
Studiuesit thonë se nuk ka një nivel të sigurt të konsumimit të kafeinës për ata që presin ose përpiqen për një fëmijë, transmeton Gazeta Shneta.
Ata zbuluan se kafeina e përdorur rrit rrezikun për abort, peshë të ulët të lindjes dhe leukeminë. Çdo kafeinë rrezikon të dëmtojë fëmijën por rreziqet rriten ndërsa konsumohet më shumë, sugjeron studimi.
Edhe 200mg në ditë dukej se rrisin rrezikun e abortit deri në 28 përqind dhe lindjes së parakohshme deri në 38 përqind.
Eksertët pranojnë që gratë që konsumojnë kafeinë mund të kenë më shumë zakone të tjera të dëmshme, siç është edhe pirja e duhanit.
Megjithatë, disa ekspertë, nuk pajtohen me gjetjet e studimit dhe pretendojnë se kafeina ka qenë në dietën njerëzore për një kohë të gjatë dhe se shumë substanca që gjenden në dietat normale gjithashtu mund të jenë të dëmshme për shtatzënitë.
Kafeina gjendet në mënyrë natyrale në disa pije energjetike, ilaçe nga ftohja dhe gripi dhe disa pije joalkoolike.