E martë, 21 Janar, 2025

Studimi: Kjo vaksinë anticovid është sigurt tek fëmijët 12-15 vjeç!

- Advertisement1-

Në një deklaratë të kompanisë Pfizer deklarohet se vaksina anti-COVID është e sigurt dhe me aftësi të fuqishme mbrojtëse tek fëmijët e moshave 12 deri në 15 vjeç.


Ky njoftim i bërë sot shënon një hap drejt fillimit të vaksinimeve për këtë grup-moshë përpara vitit të ardhshëm shkollor dhe shënon një hap tjetër shumë pozitiv në mposhtjen e pandemisë.

- Advertisement -

Vaksina e Pfizer-it është e autorizuar për moshat 16 vjeç e sipër, megjithatë në bazë të deklaratave të ekspertëve vaksinimi i fëmijëve të të gjitha moshave do të jetë me rëndësi thelbësore për vënien në kontroll të pandemisë.

2 mijë e 260 vullnetarë amerikanë të moshave 12 deri në 15 vjeç morën pjesë në studim dhe në bazë të të dhënave paraprake u tregua se nuk kishte raste infektimi me COVID-19 midis adoleshentëve plotësisht të vaksinuar, krahasuar me 18 raste midis atyre që nuk e morën vaksinën.

Pfizer dhe partneri i saj gjerman BioNTech planifikojnë të kërkojnë nga Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave dhe rregullatorët evropianë që të lejojnë përdorimin urgjent të vaksinave duke filluar që në moshën 12 vjeçare. Fëmijët përfaqësojnë rreth 13% të rasteve COVID-19 të dokumentuara në SHBA.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Psikologët e Harvardit japin këshilla për rritjen e fëmijëve

Shumë prindër janë lodhur duke dëgjuar se si teknologjia moderne mund të ketë efekte...

Prindërit kërkojnë ndihmë për shërimin e saj, vogëlushja Una vuan nga një sëmundje e rëndë

Prindërit e një vajze të vogël të quajtur Una, po kërkojnë ndihmë nga qytetarët...

Familja Dani nga Istogu kërkon ndihmë për shërimin e djalit, i duhet urgjentisht trajtimi jashtë vendit

16 vjeçari Elham Dami ka nevojë për ndihmë. Ai është i është diagnostikuar me...

13 vjeçarja nga Drenasi ka nevojë urgjente për ndihmën tuaj

Rinesa (Remzi) Dani, nga fshati Shtuticë, komuna e Drenasit, ka nevojë urgjente për ndihmë,...