E diel, 23 Shkurt, 2025

Studimi: Ja arsyeja pse festat e fundvitit rrisin stresin dhe depresionin

- Advertisement1-

Ethet e festave dhe planifikimit të ditëve të para të vitit janë të forta. Në këtë stinë të ftohtë dhe festive, njerëzit stresohen për përzgjedhjen e dhuratave, menunë e mbrëmjes së ndërrimit të viteve, qerasjet e vitit të ri por edhe për politikë.

Siç e dimë, stresi lë një ndikim të fortë tek shëndeti i zemrës. Kjo i shtyu studiuesit të analizojnë ndikimin e stresit që përjetojnë njerëzit në fundvit në shëndetin e zemrës.

- Advertisement -

Gjetjet e studimit treguan se gjasat e rëndimit të shëndetit rriten me 40 përqind në prag të Festave të fundvitit. Për të arritur në këtë konkluzion, ekspertët analizuan të dhënat e 300,000 pacientëve që vuanin nga sëmundjet e zemrës.

Festat e fundvitit janë shumë të rëndësishme në shumë vende të botës, përfshirë Shqipërinë. Gjatë kësaj periudhe, konsumi i ushqimeve të rënda dhe pirja e alkolit arrin majat. Sipas studiuesve, rreziku shëndetit rritet në ditët e para të vitit të ri.

Krishtlindjet Dhe Trazirat e Shëndetit

Natyrshëm lind pyetja, përse Krishtlindjet dhe festat në përgjithësi trazojnë zemrën? Festa të tilla supozohet të sjellin gëzim në shpirt e në familje. Por sipas studiuesve, festat shoqërohen me shqetësime emocionale, zemërim, ankth, mërzi dhe stres. Të gjitha këto rrisin gjasat e problemeve me zemrën dhe shëndetin.

Për më tepër, gjatë festave konsumi i ushqimit dhe alkolit është tepër i lartë. Të dyja së bashku rrisin rrezikun e shëndetit të organizmit. Ndaj ju këshillon të tregoni kujdes me ushqimet dhe alkolin dhe veçanërisht të mundoheni të mos stresoheni e të përpiqeni të gëzoni me miqtë dhe familjen.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Burri gjen letrën 130-vjeçare në shishe me mesazhin e rëndësishëm brenda saj

Ludovic Mollier, një artizan francez, gjeti një shishe që përmbante një letër me një...

Thënie të famshme nga George Washington: Më parë vdes në këmbë sesa të jetojë në gjunjë

George Washington ka qenë presidenti i parë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës –...

Gazeta amerikane ripublikon artikullin e vitit 1904 për shqiptarët si populli më fisnik

Gazeta amerikane “The Seattle Star”, më 29 prill 1904, botoi artikullin “Shqiptarët, një racë...

Si të përballoni stresin në punë?

Stresi në vendin e punës është një problem që prek shumicën e njerëzve dhe...