Një studim i ri suedez ka treguar se nënat që pinë qumësht lope gjatë ushqimit me gji të foshnjës kanë një efekt pozitiv te foshnjat duke zvogëluar rrezikun e shfaqjes së alergjive nga ushqimi
Ky është një hap i parë bindës në përcaktimin e lidhjes së mundshme midis ushqimit të nënës dhe rrezikut të alergjive, ka thënë dr. Peter Lio, docent i dermatologjisë dhe pediatrisë në Shkollën e Mjekësisë të Universitetit Northwestern Feinberg në Çikago.
Truket se si të mposhtni alergjinë
Gjatë hulumtimit, studiuesit pyetën më shumë se 500 nëna suedeze për zakonet e tyre të ngrënies në javën e 34-të të shtatzënisë, një muaj pas lindjes dhe përsëri katër muaj më vonë. Ata kontrolluan raportet e konsumimit të qumështit dhe produkte qumështi nga nëna përmes biomarkerëve në gjak dhe qumështit të gjiri dhe konfirmuan alergjitë e gjetura tek fëmijët me pediatrit e tyre.
Fëmijët ishin kryesisht alergjikë ndaj vezëve, qumështit ose të dyjave.
– Kemi zbuluar që nënat e njëvjeçarëve të shëndetshëm gjatë ushqimit me gji kanë konsumuar më shumë qumësht lope se nënat e njëvjeçarëve alergjikë, thotë bashkëautorja e hulumtimit Mia Stråvik, kandidate për doktoraturë në Departamentin e Fakultetit të Ushqimit në Universitetin e Teknologjisë Chalmers në Gothenburg, Suedi.
– Edhe pse ekziston një lidhje e qartë, nuk konstatojmë që pirja e qumështit të lopës ka qenë ilaç i përgjithshëm kundër alergjisë në ushqim – është thënë në një deklaratë të universitetit.
Përfundimet e hulumtimit janë konstatuar edhe pasi që janë marrë parasysh faktorët e tjerë të cilët rrisin rrezikun nga alergjia dhe gjenetikës së nënës.
Njëra ndër teoritë është që qumështi në ushqimin e nënës përmban materie të cilat stimulojnë sistemin imunitar të fëmijës.
Mundësia tjetër është që konsumimi më i madh i yndyrave të ngopura në qumësht natyrshëm mund të çojë deri te shpenzimi më i vogël i yndyrave të pangopura.
Fëmijët, nënat e të cilëve kanë konsumuar më shumë fruta gjatë ushqyerjes me gji, veçanërisht fruta me kokrra, morën një përqindje më të lartë të ekzemës në ditëlindjen e tyre të parë, është thënë gjithashtu në hulumtim.
Ekzema, e quajtur ndryshe dermatiti atopik, është një gjendje kronike e lëkurës e karakterizuar nga kruajtje dhe inflamacion. Këto të dhëna nuk janë konfirmuar nga biomarkerët dhe duhet të verifikohen.
Hulumtimi është ende vazhdon dhe shkencëtarët synojnë t’ju paraqiten nënave që morën pjesë në hulumtim kur fëmijët e tyre të mbushin katër vjeç me pyetësorë të rinj.
Dr. Peter Lio paralajmëron nënat e ardhshme se ende nuk është konfirmuar se vetëm pirja e qumështit mund të zvogëlojë rrezikun e alergjive, por që këto të dhëna duhet të rikontrollohen, idealisht në një shkallë shumë më të madhe.
Dr. Bruce Lanser, alergolog i fëmijëve në Qendrën Kombëtare të Shëndetit Hebre në Denver, paralajmëroi se nuk duhet të mbështeteni shumë në këto gjetje sepse ‘të dhënat mbi ushqimin e nënave gjatë shtatzënësisë dhe ushqyerjes me gji kanë qenë kontradiktore disa kohë, secili studim tregon diçka ndryshe’.
Ai shton se ekzistojnë një numër faktorësh të mundshëm që mund të parandalojnë alergjitë por edhe t’i përkeqësojnë ato.