E enjte, 19 Shtator, 2024

Studimi i ri: Pse fëmijët duhet të luajnë me kukulla, pavarësisht gjinisë

- Advertisement1-

Një studim ka zbuluar se loja me kukulla i inkurajon fëmijët të flasin më shumë për mendimet dhe emocionet e të tjerëve.

Hulumtimi sugjeron se lojërat imagjinare me kukulla mund t’i ndihmojnë fëmijët të zhvillojnë aftësi sociale dhe ndjeshmërinë. Neuroshkencëtarja që udhëhoqi studimin tha se vlera edukative e lojës me Lego dhe lodrat e ndërtimit të sendeve pranohej gjerësisht, por përfitimet e lojës me kukulla ishin anashkaluar.

- Advertisement -

“Kur fëmijët krijojnë botë imagjinare me lojën me kukulla, ata fillimisht komunikojnë me zë të lartë dhe më pas përvetësojnë mesazhin për mendimet, emocionet dhe ndjenjat e të tjerëve,” tha për Guardian Dr. Sarah Gerson, një neuroshkencëtare në Universitetin e Cardiff-it dhe autorja kryesore.

“Kjo mund të ketë efekte pozitive afatgjata te fëmijët, si nxitja e niveleve më të larta të përpunimit social dhe emocional dhe ndërtimi i aftësive sociale si empatia të cilat mund të brendësohen për të ndërtuar dhe formuar zakone gjatë gjithë jetës.”

Studimi, i financuar nga prodhuesit e Barbie dhe i botuar në revistën Developmental Science, përfshiu 33 djem dhe vajza, të moshës nga katër deri në tetë vjeç, të cilëve iu dha një koleksion kukullash Barbie dhe lodra të tilla si një ambulancë ose kalë për të luajtur.

Studimi zbuloi se fëmijët flisnin më shumë për mendimet dhe emocionet e të tjerëve, një koncept i njohur si gjuha e brendshme, kur luanin me kukulla, krahasuar me lojërat e tjera. Ata gjithashtu kishin më shumë gjasa t’u drejtoheshin kukullave në vetën e dytë, duke folur drejtpërdrejt me to, ndërsa personazheve në ekranin e kompjuterit prireshin t’u referoheshin në vetën e tretë. Në këtë pikë nuk u vu re dallim mes djemve dhe vajzave.

“Gjuha e brendshme mund të tregojë se një fëmijë po mendon për mendimet dhe emocionet e njerëzve të tjerë teksa luan me kukulla,” tha Gerson.

Studimi zbuloi gjithashtu se te fëmijët u vu re rritje në aktivitetin e trurit në zonën e pasme të njohur si pSTS kur flisnin sikur kukullat e tyre kishte mendime dhe ndjenja. Rajoni i pSTS besohet të jetë i përfshirë në zhvillimin e aftësive të përpunimit social dhe emocional.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Kthimi i fëmijëve në shkollë: Këto janë disa nga gjërat që çdo prind duhet t’i dijë

Pas situatës të pandemisë, fillimi i shkollës do të jetë një përvojë e vështirë...

Fëmijëve u pëlqen kur prindërit kanë këto katër zakone

Ekzistojnë disa zakone që prindërit mund të praktikojnë që do të bëjnë sigurisht që...

Gjest human: Mërgimtari që jeton në Gjermani do ta paguajë shumën për shërimin e 13 vjeçares

Dje dhe sot nëpër media ka qarkulluar thirrja për ndihmë ndaj Rinesa Danit. Për trajtimin...

9 vjeçarit nga Prizreni, Benjamin Beqirit i duhet ndihmë financiare për shërim

Benjamin Beqiri nga Prizreni, i cili po përballet me disa sëmundje që në lindje...