E mërkurë, 6 Nëntor, 2024

Studimi i ri për fëmijët: Si dhe sa (keq) po ndikon pandemia

- Advertisement1-

Një studim i ri për fëmijët synon të japë një vështrim të përgjithshëm mbi shëndetin mendor të fëmijëve gjatë pandemisë.


Studimi është kryer në Gjermani dhe shifrat sigurisht që ndryshojnë nga njëri rajon në tjetrin, megjithatë kurrsesi nuk mund të anashkalohet për sa kohë mund të shërbejë për të kuptuar problematikat e fëmijëve në këtë situatë.

- Advertisement -

Studimi nga Qendra Mjekësore Universitare Hamburg-Eppendorf (via Associated Press) sugjeron që stresi dhe privimet e pandemisë së koronavirusit po dëmtojnë shëndetin e tyre mendor, veçanërisht për fëmijët që jetojnë në familje jo të privilegjuara.

Fëmijët dhe adoleshentët nga familje më të varfra dhe ata me rrënjë migruese preken në mënyrë disproporcionale, sipas studimit.

“Fëmijët që jetonin në kushte të mira para pendemisë dhe ndihen të strehuar dhe rehat brenda familjeve të tyre do ta kalojnë këtë pandemi. Megjithatë, ne kemi nevojë për koncepte më të mira për të mbështetur dhe forcuar veçanërisht shëndetin mendor dhe emocional të fëmijëve nga familjet në rrezik,” tha Ulrike Ravens-Sieberer, udhëheqësja e studimit dhe drejtoreshë e Klinikës Psikiatrike të Fëmijëve në spitalin universitar.

Veçanërisht gjatë bllokimeve “shkollat duhet të mbajnë kontakte të rregullta me nxënësit dhe të shprehin vlerësim dhe vëmendje,” tha Ravens-Sieberer. “Përndryshe ekziston rreziku që fëmijët nga familjet në rrezik të humbin motivimin dhe durimin për të studiuar.”

Studiuesit morën në pyetje më shumë se 1,000 fëmijë mes moshës 7 dhe 17 vjeç dhe më shumë se 1,500 prindër në internet nga mesi i dhjetorit deri në mes të janarit. Në përgjithësi, katër në pesë fëmijë raportuan se ndiheshin të ngarkuar nga pandemia. Ata thanë se në familjet e tyre ka zënka dhe diskutohet më shumë, ata kanë më shumë probleme në shkollë dhe marrëdhëniet me miqtë po përkeqësohen.

“Prindërit duket se janë përshtatur me sfidat e shkollimit në shtëpi dhe punës dhe po përpiqen të përballen sa më mirë,” tha Ravens-Sieberer. “Por edhe atyre po u soset durimi.”

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

13 vjeçarja nga Drenasi ka nevojë urgjente për ndihmën tuaj

Rinesa (Remzi) Dani, nga fshati Shtuticë, komuna e Drenasit, ka nevojë urgjente për ndihmë,...

Çfarë konsiderohet rritje e ngadaltë dhe si zbulohet – kjo është ajo që prindërit duhet të dinë

Ja si të dalloni nëse fëmija juaj po rritet ngadalë Në pediatri përdoren grafikët e...

Kthimi i fëmijëve në shkollë: Këto janë disa nga gjërat që çdo prind duhet t’i dijë

Pas situatës të pandemisë, fillimi i shkollës do të jetë një përvojë e vështirë...

Fëmijëve u pëlqen kur prindërit kanë këto katër zakone

Ekzistojnë disa zakone që prindërit mund të praktikojnë që do të bëjnë sigurisht që...