E hënë, 25 Nëntor, 2024

Studimi i ri: Ëndrrat pasqyrojnë kujtimet tona, por parashikojnë edhe ngjarjet e së ardhmes

- Advertisement1-

Në studim u vure se ëndrrat e orientuara drejt së ardhmes, u bënë proporcionalisht më të zakonshme më vonë gjatë natës.


Ëndrrat që shohim në gjumë janë rezultat i një procesi që kombinon shpesh fragmente të përvojave të shumta të jetës dhe që parashikon ngjarje të ardhshme, transmeton lajmi.net.

- Advertisement -

Në këtë përfundim ka arritur një studim më i fundit mbi to.

Rezultatet e studimit në fjalë, tregojnë se 53.5% e ëndrrave kishin të bënin me kujtimet e personit që i sheh ato, dhe gati 50 për qind e raporteve me një burim kujtesën, ishin të lidhura me përvoja të shumta të së kaluarës.

Po ashtu, studimi zbuloi se 25.7% e ëndrrave, kishin të bënin me ngjarje specifike të afërta, dhe 37.4 % të ëndrrave me një burim të ardhshëm ngjarjesh, gjithashtu kishin të bënin me një ose më shumë kujtime specifike të përvojave të kaluara.

Në studim u vure se ëndrrat e orientuara drejt së ardhmes, u bënë proporcionalisht më të zakonshme më vonë gjatë natës.

“Njerëzit janë përpjekur shumë për mijëra vjet që të gjejnë kuptimin që kanë ëndrrat”- tha studiuesja kryesore Erin Uomsli, që ka një doktoraturë në neuroshkencën njohëse në Departamentin e Psikologjisë Universitetin Furman në Karolinën e Jugut, SHBA.

“Me këtë studim ne paraqesim prova të reja, se ëndrrat pasqyrojnë një funksion të përpunimit të kujtesës. Edhe pse prej kohësh ëndrrat përfshijnë fragmente të përvojës së kaluar, të dhënat tona sugjerojnë se ëndrrat parashikojnë gjithashtu ngjarje të mundshme në të ardhmen”- thekson ajo.

- Advertisement -rrrrrrr

Studimi përfshiu 48 studentë që e kaluan natën në laborator për vlerësimin e gjumit brenda natës, duke përdorur polisomnografinë. Gjatë natës, pjesëmarrësit u zgjuan deri në 13 herë, për të raportuar mbi përvojat e tyre gjatë gjumit. Mëngjesin e ditës tjetër, pjesëmarrësit identifikuan dhe përshkruan burimet e jetës reale për secilën ëndërr të raportuar mbrëmjen e mëparshme. Në total u analizuan 481 raport mbi ëndrrat.

“Ky është një përshkrim i ri se si ëndrrat frymëzohen nga burime të shumta të jetës reale, duke përdorur fragmente të përvojës së kaluar, për të ndërtuar skenarë të rinj që parashikojnë ngjarjet e ardhshme”– shprehet Uomsli.

Sipas studiueses, rritja proporcionale e ëndrrave të orientuara drejt së ardhmes,gjatë pjesës së mëvonshme të gjumit, mund të diktohet nga afërsia kohore me ngjarjet e ardhshme. Ndërsa këto ëndrra përshkruajnë rrallë në realitet ngjarjet e ardhshme, aktivizimi dhe ri–kombinimi i fragmenteve të kujtesës që lidhen me të ardhmen mund të shërbejë si një funksion adaptues.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Kalendar historik/ Çfarë ka ndodhur më 9 tetor?

Ngjarje të tjera të rëndësishme: 1779 - Në Mançester të Anglisë, nisin trazirat “ludiste”, si...

A duhet të gjeni një profesion që i përshtatet personalitetit tuaj? JA MËNYRA

Po kërkoni punë që është më e kënaqshme dhe përmbushëse për ju? Lërini tiparet...

Zbuloni tiparet e karakterit tuaj në bazë të formës së duarve

Keni dëgjuar ndonjëherë rreth shkencës së leximit të duarve? Epo me sa duket, forma, madhësia,...

Detyrë: Sa është 3+3×3-3+3=?

Sa është: 3+3×3-3+3=? a) 3 b) 6 c) 12 d) 18 https://www.youtube.com/shorts/erpiZkIhvXg?app=desktop