Një dozë e tretë e vaksinës nuk është e nevojshme për popullatën e përgjithshme pasi vaksinat kundër COVID-19 janë mjaft efektive në parandalimin e sëmundjeve të rënda, sipas një raporti të publikuar nga revista shkencore ndërkombëtare ‘The Lancet’.
Disa vende kanë filluar të ofrojnë dozat shtesë për shkak të frikës nga variant ‘Delta’ që është shumë më ngjitës, dhe si rezultat, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka kërkuar një moratorium për dozat e treta, në sajë të shqetësimeve për furnizimet me vaksina për vendet më të varfra, ku me miliona ende nuk kanë marrë dozën e parë.
Por një raport nga shkencëtarët, përfshirë ato nga OBSH-ja, arriti në përfundimin se edhe me shfaqjen e variantit më kërcënues ‘Delta’, “dozat përforcuese për popullatën e përgjithshme nuk janë të përshtatshme në këtë fazë të pandemisë.”
Autorët zbuluan se vaksinat mbeten shumë efektive kundër simptomave të rënda të COVID-19, për të gjitha variantet kryesore të virusit, përfshirë variantin Delta, edhe pse ato kishin sukses më të ulët në parandalimin e sëmundjeve asimptomatike.
“Në tërësi, studimet e disponueshme nuk japin dëshmi të besueshme për rënien e mbrojtjes kundër sëmundjeve të rënda, që është qëllimi kryesor i vaksinimit,” tha autorja kryesore e studimit Ana-Maria Henao-Restrepo nga OBSH.