E diel, 24 Nëntor, 2024

Studimi: Fëmijët shqiptarë, ndër më të kequshqyerit në Europë Post author

- Advertisement1-

Kequshqyerja në fëmijëri lë pasoja të përhershme si në zhvillimin fizik dhe në kapacitetet mendore, duke i bërë ata kur të rriten të nënshtruar vetëm ndaj nevojave për ushqim.


Një studim i INSTAT për mirëqenien e fëmijëve dhe adoleshentëve për periudhën 2016-2018 ka gjetur se rreth 40% e fëmijëve në këtë periudhë kanë qenë të privuar të ushqehen së paku me një vakt në ditë me mish, peshk, fasule ose thjerrëza, pasi familjet nuk kanë mundësi financiare t’ua sigurojnë.

- Advertisement -

Studimi referon se gjithashtu mbi 31% e fëmijëve nuk kanë mundësi që të ushqehen të paktën një herë në ditë me fruta dhe perime, qoftë të freskëta apo të përpunuara. Fëmijët shqiptarë janë të privuar edhe nga aktivitet të tjera që ndikojnë në zhvillimin e tyre të shëndetshëm siç janë veshja, argëtimi dhe aktivitete jashtë shtëpisë.

Mbi 40% e fëmijëve nuk marrin pjesë rregullisht në aktivitete jashtë shtëpisë për një kohë të gjatë, të tilla si sport, muzikë, etj,, ndërsa më shumë se 18% e tyre nuk kanë akses në lodrat e përshtatshme për moshën e tyre.

Mbi 28% e fëmijëve nuk kanë asnjë mundësi të ftojnë shokët dhe shoqet në shtëpi apo të konsumojnë diçka me ta jashtë. Gjithashtu 17% e fëmijëve nuk kanë mundësi të kenë të paktën një veshje të re. Më shumë se gjysma e fëmijëve, rreth 54% e tyre, nuk kanë mundësi të ikin me pushime një javë në vit, qoftë duke shkuar tek një i afërm.

Gjithashtu më shumë se një e treta e fëmijë kanë vështirësi në infrastrukturën mbështetëse për të studiuar. Më shumë se 39% e fëmijëve nuk kanë mundësi të ndjekin aktivitetet jashtë shkollës pasi nuk kanë mundësi të paguajnë ekstra dhe 28% e fëmijëve nuk kanë një hapësirë të përshtatshme në shtëpi për të studiuar.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

13 vjeçarja nga Drenasi ka nevojë urgjente për ndihmën tuaj

Rinesa (Remzi) Dani, nga fshati Shtuticë, komuna e Drenasit, ka nevojë urgjente për ndihmë,...

Çfarë konsiderohet rritje e ngadaltë dhe si zbulohet – kjo është ajo që prindërit duhet të dinë

Ja si të dalloni nëse fëmija juaj po rritet ngadalë Në pediatri përdoren grafikët e...

Kthimi i fëmijëve në shkollë: Këto janë disa nga gjërat që çdo prind duhet t’i dijë

Pas situatës të pandemisë, fillimi i shkollës do të jetë një përvojë e vështirë...

Fëmijëve u pëlqen kur prindërit kanë këto katër zakone

Ekzistojnë disa zakone që prindërit mund të praktikojnë që do të bëjnë sigurisht që...