E diel, 24 Nëntor, 2024

Studimi: Fëmijët e lindur gjatë pandemisë kanë IQ më të ulët

- Advertisement1-

Sipas një studimi, fëmijët që kanë lindur gjatë pandemisë së koronavirusit kanë rënie të ndjeshme në performancën verbale, motorike dhe atë të përgjithshme njohëse në krahasim me fëmijët që kanë lindur përpara se të ndodhte pandemia, shkruan The Guardian.


Vitet e para të jetës së një fëmije janë të rëndësishme për zhvillimin njohës dhe duke qenë se Covid-19 shkaktoi mbylljen e bizneseve, çerdheve, shkollave dhe këndeve të lojërave, jeta për foshnjat ndryshoi në mënyrë të konsiderueshme, ndërkohë që prindërit përpiqeshin të baraspeshonin punën dhe kujdesin ndaj fëmijëve.

- Advertisement -

Me stimulim të kufizuar në shtëpi dhe më pak ndërveprim me botën e jashtme, fëmijët e epokës pandemike duket se kanë arritur rezultate të ulëta në testet për të vlerësuar zhvillimin njohës (konjitiv), sipas autorit kryesor të studimit Sean Deoni, profesor i asociuar i pediatrisë në Brown University.

Në dekadën para pandemisë, rezultati mesatar i IQ në testet për fëmijët e moshës nga tre muajsh deri në tre vjeç ishte rreth 100, por për fëmijët e lindur gjatë pandemisë numri është 78, raporton abcnews.al

IQ (intelligence quotient) – Koeficienti i inteligjencës është një rezultat total që rrjedh nga një grup testesh të standardizuara të krijuara për të vlerësuar inteligjencën njerëzore.

Sipas studiuesve, fëmijët nga shtresat më të ulëta socio-ekonomike patën rezultate më të këqija në teste. Arsyeja më e madhe pas rënies së pikëve ka të ngjarë të jetë mungesa e stimulimit dhe ndërveprimit në shtëpi, tha Deoni.

Duke pasur parasysh që këto të dhëna vijnë nga një pjesë relativisht e pasur e Shteteve të Bashkuara ekziston frika është se gjërat mund të jenë më negative në zonat më të varfra të vendit dhe botës, shtoi ai.

Terence Stephenson, një profesor për shëndetin e fëmijëve në University College London, u shpreh se hulumtimi ishte interesant, pasi ka shumë të dhëna dhe analiza për ndikimin e pandemisë në edukimin e fëmijëve, por nuk është diskutuar asnjëherë për foshnjat.

- Advertisement -rrrrrrr

Faktori kryesor që ka ndikuar në këto rezultate tek foshnjat ka të ngjarë të jetë stresi që përjetuan prindërit. Ata u përballën me sfida si në punë ashtu edhe në kujdesin e fëmijëve me kohë të plotë.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

13 vjeçarja nga Drenasi ka nevojë urgjente për ndihmën tuaj

Rinesa (Remzi) Dani, nga fshati Shtuticë, komuna e Drenasit, ka nevojë urgjente për ndihmë,...

Çfarë konsiderohet rritje e ngadaltë dhe si zbulohet – kjo është ajo që prindërit duhet të dinë

Ja si të dalloni nëse fëmija juaj po rritet ngadalë Në pediatri përdoren grafikët e...

Kthimi i fëmijëve në shkollë: Këto janë disa nga gjërat që çdo prind duhet t’i dijë

Pas situatës të pandemisë, fillimi i shkollës do të jetë një përvojë e vështirë...

Fëmijëve u pëlqen kur prindërit kanë këto katër zakone

Ekzistojnë disa zakone që prindërit mund të praktikojnë që do të bëjnë sigurisht që...